Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në periudhën midis adoleshencës dhe moshës madhore, që të gjithë përjetojmë një mori ndryshimesh ? nisim punë diku, pendohemi për një model të prerjes së flokëve, apo ndjejmë keqardhje për lidhjet intime që vijnë e shkojnë. Po kush jemi ne në thelb? A ndryshon personaliteti i njeriut me kalimin e viteve?
Personaliteti është modeli i mendimeve, ndjenjave dhe sjelljeve unike të një personi. Njerëzit priren ta mendojnë personalitetin si diçka fikse. Por sipas psikologëve, nuk është kështu. ?Personaliteti është një dukuri në zhvillim dhe ndryshim të vazhdueshëm. Ai nuk është një gjë statike, që të është dhënë në një moment, ndaj nuk ke asnjë alternativë tjetër?-thota Brent Roberts, psikolog në Universitetin e Ilinoisit në Çikago, SHBA.
Kjo nuk do të thotë që ti je një person i ndryshëm çdo ditë që zgjohesh nga gjumi. Në një periudhë afatshkurtër, ndryshimi mund të jetë gati i pakuptueshëm, thotë Roberts për ?Live Science?. Studimet e gjata në kohë, gjatë së cilave studiuesit vëzhgojnë personalitetet e pjesëmarrësve në studim, sugjerojnë se personaliteti ynë është në fakt i qëndrueshëm në një segment më të shkurtër kohor.
Në një studim, botuar në vitin 2000 në revistën ?Psychological Bulletin?, studiuesit analizuan rezultatet e 152 studimeve të gjata në kohë mbi personalitetin e njeriut, të cilat kishin si pjesëmarrësit njerëz në moshë nga fëmijëria e deri në fillim të të 70-ave. Secili nga këto studime, mati tendencat në 5 tiparet kryesore të personalitetit.
Ky grup tiparesh si ekstroversioni, pajtueshmëria, ndërgjegjësimi, hapja ndaj përvojave të reja dhe neurotizmi, janë bazamenti kryesor i studimit të personalitetit. Studiuesit zbuluan se nivelet e secilit tipar të personalitetit të individëve, në raport me pjesëmarrësit e tjerë, kishin tendencë të ishin të qëndrueshme brenda çdo dekade të jetës së tyre.
Ky model qëndrueshmërie fillon rreth moshës 3-vjeç, dhe ndoshta edhe më herët, mendon Brent Donelan, profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, SHBA. Kur psikologët studiojnë fëmijët, ata nuk matin tiparet e personalitetit të tyre në të njëjtën mënyrë si me të rriturit. Përkundrazi, ata shohin temperamentin, intensitetin e reagimeve të një personi ndaj botës.
Ne vijmë në këtë botë me temperamente unike, dhe studimet e ndryshme sugjerojnë që temperamentet tona si fëmijë, përputhen me tiparet e personalitetit kur jemi të rritur.
?Një 3-vjeçar i ndrojtur, vepron shumë ndryshe nga një 20-vjeçar i ndrojtur. Por ka një bazë të përbashkët?- thotë Donelan për ?Live Science?. Temperamenti i hershëm duket se ndikon në përvojën e mëvonshme të jetës.
Për shembull, një studim i vitit 1995 i botuar në revistën ?Child Development?, vëzhgoi fëmijët nga mosha 3 deri në 18-vjeç. Studiuesit zbuluan, se fëmijë që ishin të ndrojtur dhe të tërhequr, kishin tendencën të kishin një adoleshencë jo të lumtur.
Gjatë gjithë atyre viteve, personaliteti ynë është ende në ndryshim, por në një normë shumë të ngadaltë, thotë Roberts. Ju nuk e vini re këtë gjë për 5 apo 10 vjet, por për një kohë më të gjatë, ndryshimi bëhet më i theksuar.
Në vitin 1960, psikologët anketuan mbi 440.000 nxënës në SHBA. Ata iu përgjigjën pyetjeve për gjithçka, nga mënyra se si reagonin ndaj situatave emocionale, deri mbi efikasitetin e kryerjes së një detyre. Pesëdhjetë vjet më vonë, studiuesit ri-kontaktuan 1.952 nga këta ish-nxënës, dhe i bënë të njëjtat pyetje.
Rezultatet e botuara në vitin 2018 në ?Journal of Personality and Social Psychology? zbuluan se pjesëmarrësit në studime, tashmë në të 60-at të tyre, rezultonin të ishin më të qetë, me më vetëbesim, më shumë liderë në komunitet, dhe më shumë të ndjeshëm.
Edhe studimet e gjata në kohë kanë sjellë rezultate të ngjashme. Pra me kalimin e kohës, personaliteti ynë tenton të bëhet ?më i mirë?. Psikologët e quajnë këtë dukuri ?parimi i pjekurisë?. Njerëzit bëhen më të hapur, emocionalisht më të qëndrueshëm, më të pranueshëm nga të tjerët dhe më të ndërgjegjshëm ndërsa plaken.
Disa individë mund të ndryshojnë më pak se të tjerët, por në përgjithësi ?parimi i pjekurisë? vlen për të gjithë. Kjo e bën edhe më të vështirë vërejtjen e ndryshimit të personalitetit tek vetja. ?Ka shumë prova se vetëkontrolli mesatar i një 30-vjeçari, është më i madh se ai i një 20-vjeçari. Ndërkohë, njerëzit që janë relativisht më të vetë-kontrolluar në moshën 18-vjeçare, kanë gjithashtu prirjen të jenë relativisht më të vetë-kontrolluar në moshën 30-vjeçare?- thekson Donelan.
Po pse ndryshojmë me kalimin e kohës? Provat sugjerojnë se nuk janë ngjarjet dramatike të jetës si martesa, lindja e një fëmije apo humbja e një personi të afërm. Disa psikologë sugjerojnë se këto ngjarje e forcojnë personalitetin tuaj.
Përkundrazi, ndryshimi i pritshmërive ndaj nesh ? teksa i përshtatemi jetës universitare, forcës së punës, ndërtimit të një familje – na ndryshon dalëngadalë, thotë Roberts. ?Me kalimin e kohës, na kërkohet në shumë kontekste gjatë jetës që t?i bëjmë gjërat pak më ndryshe. Nuk ka një manual sesi duhet vepruar, por ka norma shumë të qarta e të nënkuptuara mbi mënyrën se si duhet të sillemi në këto situata. Prandaj ne përshtatemi?- thekson ai./ Livescience.com–Përshtatur nga CNA.al
Nga Mohamed Ayoob “National Interest”* Shumë është shkruar m...
Ish-presidenti amerikan Xhon Kuinsi Adams deklaroi dikur:”Nu...
Para 5 vjetësh, kancelarja Angela Merkel tha fjalinë e famsh...
Nga Luke Harding “The Guardian”Aktivisti i opozitës ruse Ale...
A janë fëmijët përhapës të “heshtur” të koronavisurit? Roli ...
Mizoritë e luftës kryhen ndonjëherë nga njerëz “normalë”, ve...
Nga Greta Privitera “Politico.eu”Milano- Kur mora ftesën për...
Politika ndërkombëtare është fokusuar në Bjellorusi për shka...
Nga Peter Pry “Newsmax”* Presidenti Donald Trump është me të...
Falë markës së veshjeve dhe parfumit “Chanel No. 5”, Koko Sh...
Ishte korriku u vitit 1988. Në Shtetet e Bashkuara, po shëno...
Pushuesit e kthyer nga Kosova renditen tek më të infektuarit...
Një kampion, është me siguri dikush që i tejkalon pritshmëri...
Nga Newt Gingrich “Fox News”* Si vëzhgues i konventave dhe f...
Nga Dmitry Trenin “The Moscow Times”* Një model i asaj që po...
Megjithëse historianët njohin në përgjithësi vëllezërit amer...
Nga Andrew A.Michta “American Interest”* Amerika përballet s...
Ndryshimet klimatike po u sjellin fermerëve evropianë humbje...
Nga Steve Feinstein “American Thinker”* Në vitin 1984 ish-ag...
Paraja, pushteti dhe fama, mund ta prishin karakterin e një ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...