web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Erdogan dëshiron të ringjallë në Turqi Perandorinë Osmane

25 Gusht 2020, 06:36, Blog CNA

Nga Mohamed Ayoob ?National Interest?

* Shumë është shkruar mbi arsyet e veprimit të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, për të ndryshuar destinacionin e Shën Sofisë nga një muze në një xhami. Ndërsa faktorë të tillë si synimi i Erdoganit që me një lëvizje të tillë populiste të përmirësojë popullaritetin e tij në rënie, të shkaktuar nga kriza ekonomike, rënia e shpejtë e lirës, rritja e papunësisë, dhe stili i tij autoritar i qeverisjes, ndihmojnë në shpjegimin e momentit që u zgjodh të ndërmerrej ky akt, ato nuk hedhin dritë mbi arsyen se përse një pjesë e madhe e popullsisë turke e ka mirëpritur me entuziazëm këtë veprim.

Kjo mund të shpjegohet vetëm duke iu referuar historisë turke të 100 viteve të fundit.

Turqit e konsiderojnë veten si trashëgimtarët e vërtetë të Perandorisë Osmane. Përpjekjet e Ataturkut, dhe ato të pasardhësve të tij autoritarë Kemalistë për ta fshirë të shkuarën osmane, me synim krijimin e një republike evropiane, mund ta kenë varrosur përkohësisht këtë ndjenjë. Por ata nuk qenë asnjëherë në gjendje ta zhduknin nga psikika e shumicës së popullsisë turke.

Ndër të tjera, popullariteti i madh i filmave dhe serialeve turq me tema osmane, siç është ?Ertugrul?, që bazohet në jetën dhe suksesin e themeluesit të Perandorisë Osmane, dëshmojnë vërtetësinë e këtij pohimi.

Këto ndjenja të thella në mesin e popullsisë në zemër të Anadollit, u shfaqën në mënyrën më dramatike me ngjitjen në pushtet në vitin 2002 të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP)të drejtuar nga Erdogan, e cila krenohej me të kaluarën otomane dhe islamike të Turqisë.

Fitorja e AKP-së, e bëri jo vetëm më të pafuqishme elitën politike laike, që banon kryesisht në pjesën perëndimore e bregdetare të vendit, por e dobësoi shumë edhe ndikimin e kastës ushtarake laike, që e konsideronte veten si mbrojtëse të ideologjisë Kemaliste në jetën politike të vendit.

Ishte një koalicion i popullsisë më fetare të Anadollit dhe elementëve anti-autoritarë dhe liberalë në zonat bregdetare, ai që e solli AKP-në në pushtet, duke ndihmuar në çmontimin e strukturës së pushtetit Kemalist autoritar të dominuar nga ushtria.

Ndërsa elementët liberalë nisën të zhgënjehen që prej vitit 2013 me prirjet autoritariste të Erdoganit, zemra konservatore e Anadollit, i ka qëndruar deri më tani përgjithësisht besnike atij. Kjo do të thotë që Erdogan ka qenë i detyruar të kujdeset gjithnjë e më shumë për ndjenjat e këtij segmenti konservator, që është bartësi tipik i trashëgimisë osmane.

Dhe kjo në kushtet kur Sulltani Osman ishte konsideruar gjithashtu si Kalifi i Islamit, dhe simbol i triumfit të myslimanëve mbi Evropën e krishterë, sidomos gjatë 3 shekujve të parë të perandorisë Osmane. Në kulmin e Perandorisë Osmane, Sulltani-Kalif sundonte një të tretën e Evropës ndërsa më vonë, në vitin 1683, ushtritë osmane mbërritën deri para portave të Vjenës.

Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit XIX, perandoria nisi gradualisht të shpërbëhet, duke humbur në mënyrë të vazhdueshme zotërimet e saj evropiane në Ballkan. Ajo mori një goditje vdekjeprurëse si pasojë e humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore, kur humbi edhe territoret arabe.

Si për ta rënduar më tej situatën, Traktati i Sevres i imponoi regjimit të mposhtur otoman humbjen e një pjese të Anadollit. Anadolli Perëndimor iu dha Greqisë, ndërsa Anatodolli Jugor dhe Juglindor, u caktuan si ?zona ndikimi? përkatësisht të Italisë dhe Francës.

Për më tepër, pjesë të konsiderueshme të Anadollit Lindor, duhej të shndërroheshin në enklava apo shtete proto-kurde dhe armene. Dhe kjo ishte e tepërt për popullsinë turke të Anadollit, dhe veçanërisht për ushtrinë turke e cila nën drejtimin e Mustafa Kemalit (më vonë u quajt Ataturk) u ngrit në revoltë kundër Sulltanit Osman, që kishte nënshkruar kushtet e kapitullimit.

Në një luftë të egër që zgjati 4 vjet, turqit i dëbuan grekët nga Anadolli Perëndimor, dhe nuk njohën zonat italiane dhe franceze të influencës, ashtu si edhe proto-shtetet armene dhe kurde. Megjithatë, Ataturku ishte mjaftueshëm i mençur për të mos tentuar të rimarrë pjesët arabe jo-turke të Perandorisë Osmane, pasi kjo do ta vendoste Republikën e re të Turqisë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Britaninë dhe Francën.

Kufijtë e rinj të Turqisë u përcaktuan në Traktatin e Lozanës të vitit 1923, pas përfundimit me sukses luftës për pavarësi, pak a shumë në përputhje me kufijtë e përcaktuar nga Asambleja e Madhe Kombëtare Turke. Reagimi popullor turk ndaj rikthimit të Shën Sofisë (e njohur si Aja Sofia në turqisht), nuk mund të shpjegohet pa iu referuar këtyre fakteve historike.

Përpjekja e fuqive aleate ?të krishtera? për të zvogëluar atdheun përveç shkëputjes së pjesëve jo-turke të Perandorisë Osmane, ka qenë ndër breza një kujtim i hidhur për turqit, për shkak të humbjes së madhështisë së tyre. Transformimi i Shën Sofisë nga një xhami në një muze, u perceptua si pjesë e korrigjimit të asaj humbje.

Xhamia e Shën Sofisë, ishte një nga simbolet kryesore të fitores së Perandorisë Osmane mbi Perandorinë Bizantine në vitin 1453, dhe një emblemë e krenarisë turke. Vendimi i Ataturkut për ta shndërruar atë në një muze, për të ekspozuar aty trashëgiminë e saj të dyfishtë bizantine dhe islamike, ishte një përpjekje për të treguar një shkëputje nga ajo që ai e konsideronte si të kaluarën e mjerueshme osmane, dhe për të vendosur kredencialet e Turqisë si një komb ?të civilizuar? në sytë e Perëndimit.

Por, ky vendim zemëroi segmentet më konservatore turke, që kishin përvetësuar më shumë frymën e Islamit dhe Otomanizmit. Këto ndjenja mbetën të fjetura për aq kohë sa elitat shekullare dhe autoritare Kemaliste, si civile ashtu edhe ato ushtarake, patën një pushtet gati-absolut në Turqi.

Ndërkohë kur gjërat ndryshuan me ngjitjen në pushtet të AKP-së në 2002. Erdogan dhe udhëheqja e AKP-së i rezistuan gjatë presionit për të ndryshuar statusin e Shën Sofisë,

për sa kohë sa ata besonin se Turqia kishte një shans të arsyeshëm për t?u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe kur ekonomia turke po lulëzonte.

Ndërkaq, tanimë është bërë e qartë se dera e anëtarësimit të Turqisë në BE është mbyllur, për shkak të kundërshtimit të fuqive të mëdha evropiane, të cilat mendojnë se përfshirja në union e Turqisë Myslimane, do të kërcënonte karakterin e krishterë të BE-së.

Kështu, rikthimi i Shën Sofisë në një xhami, si një akt për të ringjallur popullaritetin e tij në rënie, u shfaq një propozim joshës dhe relativisht pa kosto për Erdoganin. Por nga ana tjetër, një veprim i tillë nuk mund të ketë sukses në një boshllëk, pasi nuk do të funksiononte nëse nuk do të mbështetej nga një pjesë e mirë e turqve.

Fakti që vendimi do të prekte një shumicë të madhe turqish, është basti që ka vënë Erdogan, dhe ka arsye të mjaftueshme për të arritur në përfundimin, se ai ndoshta do të jetë në dobinë e tij. Disa vjet më parë një akademik laik turk, njëherazi një miku im i mirë më tha:?Ataturku ishte një njeri i shkëlqyer, por ai na la një popull pa histori!?. Shndërrimi i Shën Sofisë edhe një herë në një xhami, shihet nga një segment i konsiderueshëm i popullatës turke, si pjesë e përpjekjes për të rifituar historinë e vendit të tyre./ Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga