web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ishte jeta në haremin e Sulltanit, dhe roli i fuqishëm i grave në Perandorinë Osmane

26 Gusht 2020, 06:51, Blog CNA

Rrallë herë gratë në histori, kanë luajtur një rol aq të fuqishëm por edhe misterioz sa ai në 600 vitet e ekzistencës së Perandorisë Osmane. Ajo ishte koha e haremit, kur gratë – dhe vajzat nga 7 vjeçe e lart – mbaheshin në një lloj bote me vete, ku mund të arsimoheshin dhe ?shijoheshin? kryesisht nga sulltani dhe oborri i tij.

Të marra ty si dhurata apo si plaçkë lufte, gratë e haremit përfaqësonin fuqinë, pasurinë dhe potencën seksuale të Kalifatit. Ashtu si skenat e përshkruara në librin ?1001 net?, jeta e përditshme në një harem osman, ishte midis një parajsë të fshehtë, plot kënaqësi sensuale ?si dhe në morinë e rregullave, pritjeve mondane por edhe kufizimeve të pafundme.

Ajo e mori këtë emër nga fjala arabe ?haram?, që do të thotë e shenjtë ose e ndaluar. Hyrja për në harem ndodhej zakonisht në qendër të oborrit. Gratë që shkonin atje, largoheshin rrallë nga kufijtë e oborrit perandorak. Eunukët, disa prej të cilëve mund të bëheshin mjaft të fuqishëm brenda oborrit, monitoronin gratë e haremit.

Ishte e ndaluar që burrat të shikonin në haremin e një burri tjetër. Por nuk ishte vetëm eunuku, ai që mund të zinte pozita me pushtet. Edhe gratë që jetonin në harem, nëse do të ishin mjaftueshëm të zgjuara dhe me fat, mund të arrinin gjithashtu të kishin një autoritet të madh, respekt dhe pasuri brenda oborrit perandorak.

Ambienti kryesor ku silleshin banorët e haremit  ishte një kopsht gjigant, ku gratë mund të laheshin në një pishinë. Oborri ishte një hapësirë, ?ku gratë grumbulloheshin për të lexuar së bashku, për t?u lutur, ose thjesht për të ndarë me njëra-tjetrën histori të ndryshme.

Kjo gjë ishte një lloj ?arratisje? shumë e nevojshme nga jeta e tyre e përditshme brenda mureve të haremit. Brenda ?kafazit të tyre të artë?, gjendeshin apartamente private për sulltanin, dhe më shumë se 400 dhoma për të fjetur, argëtuar dhe jetuar.

Haremi perandorak strehonte gra, duke përfshirë gratë zyrtare të sulltanit, nënën e tij, vajzat, të afërmit femra dhe shërbëtoret gra. Dhe natyrisht edhe eunukët, që kujdesshin që çdo gjë të ishte në rregull. Edhe djemtë e sulltanit, jetonin zakonisht në harem deri në moshën 12-vjeçare.

Në atë moment ata konsideroheshin burra, dhe lejoheshin të paraqiteshin në pritjet që mbaheshin në oborrin mbretëror. Haremi cilësohet një vend shumë intim dhe privat, ku nuk mund të hynte asnjë njeri jashtë rrethit të brendshëm të sulltanit. Për këtë arsye, ai duhej të ruhej nga burra, që ishin të paaftë të kryenin  marrëdhënie seksuale.

Kjo u arrit në mënyrë të përkryer përmes eunukëve, burrave të kastruar, që iu ngarkua detyra e mbrojtjes së grave të haremit. Ata shërbenin si ndërmjetës – fizikisht dhe simbolikisht – midis botës mashkullore dhe femrës, dhe konsideroheshin si një gjini hibride e përshtatshme për të marrë pjesë plotësisht në të dy sferat.

Eunukët ishin zakonisht skllevër, të kapur robër në luftë, apo të blerë në Etiopi ose Sudan. Në këtë rol kishte dy lloje burrash – të bardhët dhe zezakët – dhe pamja e tyre dhe rolet e tyre ishin dukshëm të ndryshme. Eunukët zezakë, ose Sandali, e kishin tërësisht të prerë organin e tyre gjenital, ndaj ishin më të preferuarit për shërbimin në harem.

Ndërkohë eunukëve të bardhë u lejohej të mbanin një pjesë të organit të tyre, prandaj u jepeshin më pak detyra në harem, pasi ekzistonte gjithmonë rreziku që ata të mund të abuzonin me ndonjë nga gratë aty. Ndërsa eunukët e bardhë ishin nga Ballkani dhe kryesisht të krishterë, eunukët zezakë vinin nga kontinenti afrikan.

Të gjithë ata shërbenin nën udhërat e bosit të tyre eunuk, të njohur si Mjeshtri i Vajzave, ose K?zlar A?as?. Eunukët zezakë ngarkoheshin shpesh për ruajtjen e grave, dhe shpesh ngriheshin në përgjegjësi, duke zënë shumë pozita në pallat si vezir, apo deri edhe gjeneral në ushtrinë osmane.

Ndërkohë, eunukët e bardhë shërbyen nën Kap? A?as?, dhe kishin privilegjin të merreshin me çështjet shtetërore dhe çështjet e tjera të ?shërbimit të brendshëm? ndaj sulltanit. Me gjithë statusin e tyre të kufizuar, gratë e kalifatit nuk ishin gjithmonë të dobëta.

Ato qenë në gjendje të ushtronin një ndikim të konsiderueshëm mbi Perandorinë Osmane gjatë shekujve XVI-XVII, një periudhë e njohur si Sulltanati i Grave. Shumë prej sulltanëve të kohës ishin në moshë të mitur, dhe de fakto perandoria udhëhiqej nga nënat e tyre.

Por ky ishte një zhvillim i pazakontë, sidomos duke pasur parasysh origjinën prej skllaveje të shumë grave në harem. Pavarësisht shqetësimit të burrave për praktika të tilla, ata shpesh ishin larg duke luftuar. Por kur lufta midis dy prej femrave më me ndikim – Kösem Sultan dhe Turhan Sultan – mbaroi në vitin 1687, po kështu ndodhi edhe me mbretërimin e famshëm të grave.

Pas atij viti, sulltanët nuk drejtuan më vetë luftërat, duke u tërhequr në komoditetet e haremit, ku mund të shkëputeshin nga hallet e botës. Odaliskat ishte disa nga gratë e haremit, që ishin gjithmonë tërheqëse, dhe zakonisht zotëronin një farë talenti, qoftë në muzikë, vallëzim apo këndim.

Ato rekrutoheshin si të tilla Sulltan Valide (nëna e sulltanit), por edhe nga gruaja e tij e parë. Çdo mysafir në oborr, merrte në dhomën e tij një odaliskë, si dhuratë nga sulltani e cila duhej pranuar me patjetër. Ndryshe nga sa supozohej në Perëndim, jo të gjitha gratë e haremit pritej të flinin me sulltanin.

Në fakt, ato arsimoheshin ashtu si burrat e kohës, madje shumë prej tyre u martuan më pas me anëtarët e oborrit mbretëror, fisnikërinë apo elitën politike osmane. Por natyrisht, sulltani merrte në përgjithësi atë që dëshironte. Dhe cilado nga gratë që tërhiqte interesin e sulltanit, gjendej shumë shpejt në shtratin e tij./ranker.comPërshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga