web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mata Hari/ Kush ishte agjentja sekrete më e famshme në histori

26 Gusht 2020, 06:39, Blog CNA

Më shumë se 1 shekull pas vdekjes, Margareta Zele, emri i vërtetë i Mata Harit, mbetet ende një personazh enigmatik, fama e të cilës i ka mbijetuar kalimit të kohës. Ajo lindi më 7 gusht 1876 në Leuvarden të Hollandës, në shtëpinë e një familje tregtarësh të pasur, që pësuan më pas një krizë të madhe financiare.

Prindërit e saj dhe u ndanë, që kur ajo ishte ende fëmijë. Margareta e kaloi adoleshencën me të afërm të ndryshëm, dhe studioi në shkolla të ndryshme, përpara se të martohej në moshë shumë të re me kapitenin Rudolf Mak Leod, 20 vjet më të madh.

Ajo ishte bërë një grua shumë simpatike, gati 1.8 metra e gjatë, me sy ngjyrë ulliri të errët. Pas lindjes së fëmijës së tyre të parë, çifti u largua nga Holanda për në ishullin Java në Indonezi, vend që në atë kohë ishte një koloni holandeze. Pikërisht aty do të lindte edhe vajza e tyre e dytë.

E tërhequr nga kultura dhe vallet e zonës, Margaret do të frekuentonte shumë jetën e natës. Ata do të transferoheshin më pas në Sumatra, ku Rudolfi u ngrit në përgjegjësi. Por jeta e tyre e qetë mori fund në vitin 1899 me vdekjen e djalit të tyre të vogël, i helmuar nga një banore vendase.

Ajo ngjarje rëndë, do të shtonte mosmarrëveshjet brenda çiftit, duke çuar deri në ndarjen e tyre sapo u rikthyhen në Holandë në vitin 1902. Mek Leod do të fitonte nga gjykata kujdestarinë e vajzës së tij, e cila nga ai moment do të shkëpuste çdo lloj marrëdhënie me të ëmën.

Pa asnjë mjet për të jetuar, dhe e pajisur me bukurinë e saj të spikatur, Margareta vendosi që të provonte fatin në Paris. Herët e para ishin shumë të vështira. Mezi ia dilte të jetonte, duke pozuar si modele për piktorë të ndryshëm, dhe punuar si një balerinë për një sipërmarrës të quajtur Molier.

Ky mendohet ta ketë shfrytëzuar edhe për prostitucion. Një mbrëmje, në shtëpinë e Molierit, ajo nisi të kërcejë një nga ato vallet orientale, të mësuara në Indonezi. Kjo do të ishte edhe pika e kthesës në jetën e saj. E inkurajuar nga vlerësimi i të pranishmëve, ajo fillon që të performojë në shtëpitë të ndryshme, derisa nisi të tërheqë vëmendjen e shtypit, kur vallëzoi në shtëpinë e një këngëtari të famshëm gjatë një feste për bamirësi.

Fama e saj u përhap me shpejtësi në kryeqytetin francez. Ajo bie në sy të industrialistit dhe koleksionistit të objekteve të artit oriental, Emil Gime, që nisi të angazhojë si valltare në ekspozitat që hapte. Ishte pikërisht ai që zgjodhi një emër skenik për të:Mata Hari (që në gjuhën indoneziane do të thotë ?Syri i Agimit?), për t?i dhënë asaj një imazh ekzotik dhe misterioz.

E promovuar si vallëzimi i shenjtë i një priftëreshe të hyjnisë Shiva, performanca e saj erotike, e përbërë nga lëvizjet e rafinuara si ato të maceve, ishte një kombinim i rrallë i hireve femërore, por edhe i thjeshtësisë. Në vitin 1905, ajo fitoi famë ndërkombëtare, madje duke arritur të performonte edhe në Teatrin ?La Scala? të Milanos.

Inteligjente, e kulturuar, me iniciativë, poliglote, Mata Hari korri sukses pas suksesi, duke fituar namin e një aventuriereje dhe kurtezaneje fatale. Por kohët e bukura dhe të qeta përfunduan. Nisja e Luftës së Parë Botërore, i dha fund të ashtuquajturës ?Belle Époque? (Epoka e bukur).

Në fillim Mata Hari nuk i kupton plotësisht ndryshimet që po ndodhin. Ajo vijonte të ishte e dehur nga sukseset, popullariteti, dhe jeta si në përrallë. Vetëm disa javë pas fillimit të konfliktit, largohet nga Franca dhe rikthehet në Holandë, që në atë kohë ishte neutrale.

Aty do të qëndrojë vetëm pak kohë. Në vitin 1916 mbush 40-vjeçe, dhe pavarësisht disa shfaqjeve të herëpashershme, e kupton se karriera e saj artistike kishte marrë fund. Por ajo kishte tashmë një rreth të gjerë shoqëror, sidomos në mesin e shumë oficerëve të lartë ushtarakë, që nuk ishin shumë të prirur për jetën e kazermave.

Dhe kuptoi se mund të shërbente si agjente sekrete. Gjatë Luftës së Parë Botërore hynë në lojë jo vetëm ushtritë, por edhe më shumë mjete sekrete, sikurse është spiunazhi. Kur ishte në Hagë, Mata Hari vizitohet nga një i njohuri i saj i vjetër, konsulli gjerman në Holandë, Alfred von Kremer, që e fton të bëhet spiune në shërbim të Gjermanisë.

Ajo mori prej tij një shumë të madhe parash, 2 shishe bojë të padukshme, dhe një numër regjistrimi, H21, duke u bërë agjentja sekrete H21. Detyra e saj e parë ishte të mblidhte informacione në aeroportin Kontreksvil në Vitel të Francës, ku do të vizitonte të dashurin e saj më të ri, kapitenin rus Vadim Maslov, të shtruar në spitalin e tij qyteti.

Kur mbërriti në Paris në vitin 1916, balerina gjeti një qytet të rrënuar nga lufta. Ajo zuri një dhomë në Grand Hotel, teksa nisi të shoqërohej me oficerët e të gjitha kombësive, duke mos e ditur se ishte tashmë është nën mbikëqyrjen e shërbimit sekret anglez dhe franceze.

Gjatë përpjekjeve për të marrë leje për të shkuar në Vitel në rajonin Loren, një autorizim ky i vështirë pasi qyteti konsiderohej si shumë afër frontit të luftës, ajo kontakton personalisht kreun e shërbimit francez të kundër-inteligjencës, kapitenin Zhorzh Ladu.

Për të kontrolluar më mirë gruan dhe aktivitetet e saj, apo ndoshta për të neutralizuar aktivitetin e saj, ky e fundit i propozon që të bëhet spiune për llogari të Francës. Mata Hari merr lejen për të vizituar dashnorin e saj në Vitel dhe shumën e jashtëzakonshme për kohën prej 1 milionë frangash, të cilat do të shpenzoheshin për marrjen e informacionit nga komanda e lartë gjermane.

Por aktiviteti i spiunazhit, i kryer në mënyrë të paskrupull në të dyja frontet, përfundon shumë shpejt duke e demaskuar Margaretën si spiune, dhe duke sjellë arrestimin e saj me akuzën e tradhtisë së lartë. Në fillim, hetimi eci ngadalë, dhe vetë ajo e shpalli veten të pafajshme, edhe pse nuk e mohoi se kishte pasur lidhje me shumë oficerë të kombësive të ndryshme.

Për ta detyruar të rrëfehej,  iu treguan mesazhet e përgjuara nga stacioni i anti-spiunazhit në Kullën Eifel. Stacioni kishte përgjuar disa mesazhe në lidhje me agjenten H21. Më vonë u kuptua se këto mesazhe të koduara ishin dërguar enkas nga gjermanët, qëllimisht për ta djegur si spiune gruan aventuriere, dhe për ta ndëshkuar për lojën e saj të dyfishtë.

Përballë provave kokëforta, më 12 maj 1917, Mata Hari e pranon se është ajo agjentja ?H21?. Dënimi me vdekje u bë i pashmangshëm. Ajo u ekzekutua më 15 tetor 1917, e veshur me një fustan elegant ngjyrë gri, stolisur me perla. Dëshmitarët raportuan se ajo u shfaq e guximshme para togës së pushkatimit, duke refuzuar që t?i lidhnin sytë.

Nga 11 të shtëna drejt saj, 8 nuk qëlluan në shenjë, njëra e goditi në gju, tjetra në shpatull, dhe e treta, fatalja, në zemër. Askush nuk e tërhoqi trupin e tij, që u varros në një varrezë masive. Kështu vdiq, në moshën 41-vjeçare, gruaja e parë spiune e shekullit XX, emri i së cilës ishte i destinuar të shndërrohej në një sinonim të hijeshisë dhe misterit./ vanillamagazine.it- Përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga