Banorët e fshatit Gjashtë në Sarandë në “alarm”/ Shtylla elektrike, rrezik i vazhdueshëm
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Partia Demokratike ka reaguar pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit rikonfirmoi dje në detyrë Gjovalin Lokën, drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj ka publikuar një dokument dhe thotë se numri 2 i Policisë, ka qenë operativ i Sigurimit të Shtetit. Demokrati kërkon që Loka të dëbohet nga policia edhe sepse fshehu të kaluarën nga formulari i vetëdeklarimit.
Alibeaj pretendon se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, shkeli ligjin për të mbrojtur Lokën dhe mbi 500 sigurisma të tjerë në Policinë e Shtetit.
?Konfirmimi në detyrë i numrit 2 të Policisë operativit të Sigurimit të Shtetit, Gjovalin Loka, është një shembull flagrant i kriminalizimit të Policisë nën drejtimin e Edi Ramës. Shkelja e rëndë e ligjit për të mbajtur dhe promovuar në Polici njerëzit e Sigurimit është tregues i shndërrimit të policisë në një organizatë në shërbim të partisë shtet dhe jo të qytetarëve.
Me mbajtjen në krye të policisë të Gjovalin Lokës kundër ligjit të vetingut, Policia e Shtetit i është dorëzuar pa kushte organit që mbajti nën terror vendin për 45 vjet. Mënyra armiqësore në sjelljen me qytetarët, metodat që përdor për të shtypur, dhunuar, rrahur, e nëpëkëmbur qytetarët janë tregues i zaptimit të Policisë nga ish sigurimsat.
Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej nga Policia, së paku për arsyen se ligji i vetingut në polici, shkruan e bardha mbi të zezë, në nenin 38 pika ?g? se qenia ?anëtar i ish-sigurimit të shtetit? përbën kusht skualifikues. Një fakt i tillë është i dokumentuar zyrtarisht nga Autoriteti i Dosjeve.
Jo vetëm kaq! Numri 2 i Policisë së Shtetit do të duhej të dëbohej edhe për faktin, se e fshehu një fakt të tillë në formularët e vetëdeklarimit. Neni 62 i ligjit të vetingut në polici përcakton, shprehimisht, se mospasqyrimi i të dhënave përbën në vetvete shkak për shkarkim nga detyra?, u shpreh ai në një deklaratë për shtyp.
Ish-deputeti pretendon se Veliu ka mashtruar publikisht duke shpërdoruar detyrën.
?Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit i ka kërkuar informacion Ardi Veliut për të dhënat mbi anëtarët e ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët janë ende në radhët e Policisë së Shtetit. Ky është dokumenti, në të cilin Drejtori i Përgjithshem ka guxuar të mashtrojë dhe të mohojë me shkresë zyrtare ekzistencën e ish sigurimsave në Policinë e Shtetit, kur zëvendëzi i tij, Gjovalin Loka jo vetëm ka ka kryer Shkollën e Sigurimit, por edhe ka punuar operativ i Sigurimit të Shtetit të diktaturës komuniste.
E vërteta është se ekspertët llogarisin se në këto 7 vjet e gjysëm, janë më shumë se 500 sigurimsa të tjerë që janë rifutur dhe punojnë në nivele të larta të strukturës së Policisë së Shtetit. Tallja me ligjin, kompromentimi kriminal i Policisë së Shtetit duke ringjallur jo vetëm në metoda, por edhe në personel njerëzor ish-Sigurimin e Shtetit është një këmbanë alarmi se projekti politik i Edi Ramës nuk ka lidhje me demokracinë dhe shtetin ligjor.
Kjo është një arsye më shumë përse shqiptarët, në rastin më të parë, do ta rrëzojnë me votë këtë regjim autokratik, duke i dhënë vetes një shans real për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që ka të parin interesin e qytetarëve?, nënvizoi Alibeaj./ CNA.al
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me një operacion t...
Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për akuzat e opozitës ndaj ...
Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, ësht...
Noterja Eva Blushi, bashkëshortja e ish-deputetit Ben Blushi...
Ish-presidenti Bamir Topi, ditët e fundit, është shfaqur dis...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike ka ngritur disa akuza nd...
Presidenti Ilir Meta, në një postim në rrjetet sociale, dy d...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka sulmuar qeveritë ...
Eksperti i Shëndetit Publik Erion Dasho, ka publikuar një de...
Partia Agrare Ambientaliste ngre shqetësimin në lidhje me rë...
Masoneria, e njohur gjerësisht për podiumet e saj në ngjyrë ...
Një artikull i publikuar sot nga faqa JOQ, tregon se si Mirl...
Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ...
Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën g...
Këshilli i Evropës ka pranuar propozimin e kryeministrit Ram...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka drejtuar n...
Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka inspekt...
Partia Agrare Ambientaliste deklaron se pa ulje të kostove t...
Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi reagoi pas vendimit t...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...