web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Tjetër çmenduri në Champions, Lioni eliminon Sitin e Guardiolës dhe kalon në gjysmëfinale

15 Gusht 2020, 20:59, Sport CNA

Një tjetër mbrëmje dramatike në Champions! Pas Bajernit që shkatërroi me rezultatin 8-2 Barcelonën, ishte radha e Lionit, për t?i shtangur të gjithë, duke eliminuar Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e trofeut më të rëndësishëm për klube, ku do të ndeshet me Bajernin.

Skuadra franceze e Rudi Garsias triumfoi me rezultatin 1-3 ndaj ?qytetarëve?, falë golit të Kornet dhe dopietës së Dembele. Për anglezët realizoi De Bryjn, i cili vendosi përkohësisht baraspeshën, por pa mundur të shmangë këtë eliminim dramatik. Kujtojmë që kjo është surpriza e dytë e Lionit, pasi më herët eliminuan Juventusin, falë golit në fushën kundërshtare.

FT: MANÇESTER SITI ? LION 1-3

De Bryjn 69? / Kornet 23? , Dembele 79? , 87? 

 





Lajmet e fundit nga