web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetër shqiptar në Serie A, Atalanta rrëmben mbrojtësin 25-vjeçar

15 Gusht 2020, 14:57, Sport CNA

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, me shumë mundësi do të bëjë hapin e madh në karrierë. Ai është kthyer në titullar fiks te skuadra e Standard Liege dhe ka fituar vëmendjen e shumë klubeve të rëndësishme.

Atalanta e Gasperinit po tenton ta joshë dhe duket se marrëveshja është arritur. Mediet belge raportojnë se mbrojtësi do t?i bashkohet ekipit të Berat Gjimshitit duke u bërë futbollisti i dytë me origjinë shqiptare në skuadër.

Atalanta ofron 4 milion euro për Vojvodën, ndërsa belgët duan 6 milion euro. Ish-ekipi i Vojvodës, Mouscrone, ka 20% të kartonit, prandaj kërkojnë që shifrat të rritet. Me shumë mundësi marrëveshja do të konkretizohet në ditët në vijim.





Lajmet e fundit nga