Covid-19/ Mes të infektuarve në Elbasan, edhe drejtoresha e Zyrës Arsimore
Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan.Drejtoresha ka rezultu...

Kodi i mafies është një fakt, fatkeqësisht edhe për mediat shqiptare dhe pronarët e tyre. Një pikë të atij kodi mediat e kanë të pashkruar por që e respektojnë.
Me heshtje kur cënohen interesat e njeri-tjetrit, nuk i japin zë skandaleve ku ata vetë përfshihen, ose ndonjërit prej tyre ia nxjerr dikush tjetër, edhe kur përplasen dy palë të tjerët heshtin dhe respektojnë “luftën”.
Një kod mafioz dhe kriminal nga media shqiptare. Këtu përfshihen jo vetëm pronarët por edhe drejtuesit e medias dhe shumë nga analistët që mbajnë iso në studio televizive.
Le të shohim faktet
Faktet flasin vetë, po sjellim disa të kohëve të fundit. CNA.al solli në muajin mars një skandal, blerjen e aksioneve të Lori Kafe nga një kompani Bullgare ku ortakë ishin dy nga pronarët e koncesionit të inceneratorëve dhe noterja Eva Blushi, bashkëshortja e Ben Blushit, drejtor i Top Channel. Për herë të parë në 30 vjet zbardhej qartësisht një skeme. Qeveri-klientë-media, sepse pronarët e Top Channel, në televizionin kombëtar bëheshin ortakë me pronarët e koncesionit korruptiv të inceneratorëve.
Në rastin më të mirë të gjithë mediat duhet të ishin bashkë përballë këtij fakti sepse zëri i lirë ishte mbytur nga koncesioni, për të cilin ky televizion në fakt për shumë kohë, sapo futi kokën Ben Blushi thoshte se inceneratorët i duheshin Shqipërisë. Megjithëse shqiptarët do paguanin të paktën 178 milionë euro.
Heshtën edhe rivalët mediatikë të Top-it, heshtën analistë, gazetarë dhe gjithçka u tentua të kalohet në heshtje.
Ylli Ndroqi është një tjetër rast skandaloz. Publikohen dokumentet që tregojnë se ai është një person me gjeneralitete të ndryshuara dhe i arrëstuar për drogë në Turqi. Pronar televizioni dhe i dënuar për drogë. Kudo në media në çdo vend të botës do përbënte skandal deri në largimin e tij nga kjo fushë, por në Shqipëri heshtën. Askush nuk foli as mediat kryesore, as analistët dhe as shumica e gazetarëve. Shijonin paditë fictive ndaj kolegëve ku Xhemail Pasmaçiu (Ylli Ndroqi), shpresonte ti fitonte.
Shkojmë më tej tek rasti i fundit i falsifikimit të dokumentave për një pasuri gati 500 milionë në një zyrë noterie, për një pasuri të vajzës së ish- deputetit socialist Ben Blushi, sërish heshtje nga mediat kryesore si dhe analistë e gazetarë.
Irfan Hysenbelliu, botues e biznesmen, ndërton 8 kate pa leje në mes të ditës, mediat heshtin të gjithë, pa folur se çan rrugën për interes të tij, apo bllokon plazhin publik me beton dhe askush nuk flet.
Pa folur më tej për skandalet e shumicës së botuesve që publiku i mëson kur përplasën dy prej tyre, por edhe në këtë rast të tjerët heshtin.
Nuk janë kurrë të vërteta dhe në interes të qytetarëve, për më tepër gjejnë dhe argumentin, ata e kanë personale, ç’punë kemi ne.
Së fundi një biznesmen u sulmua ashpër për ti rrëmbyer me abuzim ligjor investimin e jetës së tij. Media që e sulmonte kishte lidhje të forta me ortakun e tij, për shkak të dashurisë së pronares me djalin e tij.
Biznesmeni që sulmohej shkon në një nga pronarët e medias dhe i kërkon mbështetje dhe i tregon çdo dokumentacion dhe faktet konkrete. Përgjigja është kriminale: Ne kemi kodin tonë të heshtjes të pashkruar. Kështu tha një prej atyre që emrin e ka më lart, për një prej atyre që serish emrin e ka më lart.
Ndoshta në këtë shkrim mungojnë shumë raste e ngjarje por thelbi është i njëjtë. Mediat në Shqipëri kanë kod si mafia, ata heshtin për bëmat, gjëmat dhe zullumet e njëri- tjetrit, vetëm kur përplasen për thelën që ata mendojnë se ju takon.
Kjo media është po aq dhe ndoshta më shumë përgjegjëse sesa vetë politika për gjendjen e vendit, për shkak se është bërë vasale dhe vegël korruptive e interesave të politikës dhe pushtetit të rradhës./CNA.al
Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan.Drejtoresha ka rezultu...
15-vjeçarja Ergita Liço, u denoncua nga i ati para 3 ditësh ...
Ka ndërruar jetë këtë të shtunë, gjuhëtari dhe dialektologu ...
Artur Meçollari, zv. komandanti i Forcave Detare, është shka...
Aktori i humorit, Agron Llakaj ka humbur sot gjyshen e tij. ...
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me ko...
Autoriteti i Mediave Audiovizive është institucioni që licen...
Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka bërë të ditur se pas 16...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përmes një mesazhi të shkurtër...
Drejtori i medias CNA.al, Elvi Fundo ka treguar sot se si zb...
Nuk janë vetëm apartamentet, bizneset dhe tokat, fiksimi i Y...
Sot në mesditë pas shumë shkrimeve denoncuese ndaj drejtorit...
Pas vrasjes makabre në Pogradec, ku Firdes Çekiçi, 70 vjeç u...
Autoritetet policore greke, njoftojnë se duke filluar nga mb...
Drejtori i Informacionit, Brahim Shima në studion e Ora News...
Pas më shumë se një muaji e shtruar, Blerta Josifi, e mbijet...
Në shifra, situata me rastet Covid është e njëjtë si dje, me...
Drejtuesi i një prej organeve të rëndësishme të sistemit të ...
Gazetari Klodian Tomorri ngre dyshime lidhur me shifrat e bë...
Kolegjet dhe universitetet amerikane kanë muaj që diskutojnë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...