web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifra shqetësuese në shtetin fqinj/ Humbin jetën 5 të infektuar, konfirmohen 188 raste të reja

29 Korrik 2020, 15:56, Kosova & Bota CNA

Vijon të mbetet shqetësuese situata në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet vendase kanë raportuar për 188 raste të reja të infektuarish me Covid-19 si dhe 5 humbje jetësh në 24 orët e fundit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: Shkup 44 raste, Kumanovë 21 raste, Dibër 1 rast, Shtip 18 raste, Tetovë 24 raste, Strugë 21 raste, Veles 1 rast, Manastir 5 raste, Ohër 6 raste, Kavadar 3 raste, Gostivar 23 raste, Kriva Pallankë 1 rast, Koçan 1 rast, Probishtip 2 raste, Demir Hisar 1 rast, Makedonski Brod 3 raste, Kërçovë 10 raste, Resnjë 1 rast, Negotinë 2 raste.

Numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 10 503./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga