Vetëm dy masa në fuqi/ Suedia korr fitoren ndaj Covid-19
Numri i personave të infektuar me coronavirus në Suedi po b...
Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e virusit COVID-19. Fqinjët tanë i frikësohen një kolapsi të mundshëm të sistemit spitalor, dhe kanë vendosur që përveç rikthimit të orës policore, të marrin masa edhe për lëvizjet në kufi. Vendimi sanksionon grumbullime në festa fetare, dalje me orare për pensionistët dhe testime para kalimit të kufirit.
Vendimi
1. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me përjashtimet si në vijim:
1.1. Gjatë hyrjes nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar ?Adem Jashari? nuk ka nevojë të kenë vërtetim për test negativ RT-PCR, duke marrë parasysh që shtetasi i huaj vetëm do të kalojë nëpër territorin e RKS-së, dhe me kusht që në hyrje do të nënshkruajë një deklaratë që në afat prej 3 orësh do ta lëshojë territorin e RKS-së;
1.2. Gjatë hyrjes në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar ?Adem Jashari?, nuk ka nevojë të kenë vërtetim për test RT- PCR, porse, shtetasit e huaj janë të obliguar të paraqesin biletën e aeroplanit dhe të nënshkruajnë deklaratën se brenda 3 orësh do ta lëshojnë territorin e RKS-së;
1.3. Transportuesit profesionistë (vozitësit) nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për testin PCR, me kusht që respektohet protokolli për transport ndërkombëtar;
1.4. Për transport të organizuar me autobus ose linjë të rregullt ndërkombëtare transite nuk nevojitet testi RT-PCR, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e RKS-së brenda 5 orësh;
1.5. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët e kanë të rregulluar lejeqëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në RKS, gjatë hyrjes në RKS duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS;
1.6. Diplomatët e huaj nga shtetet e cekura në këtë vendim, të cilët janë të akredituar në RKS, sikurse familjarët e tyre, nuk është e nevojshme të kenë vërtetim për test RT-PCR;
1.7. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucionet shëndetësore të RKS-së, mund të hyjnë, me kusht që të paraqesin vërtetimin për test TR-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali;
1.8. Bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga RKS, mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e cekura në këtë vendim, gjatë hyrjes në RKS, duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS.
2. Duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç:
2.1. Në raste urgjente shëndetësore;
2.2. Në rast të nevojës për t?u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten;
2.3. Në rast të kërkimit të ndihmës nga institucionet përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare;
2.4. Në rast të vdekjes së anëtarit të familjes;
2.5. Në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia (por, nuk lejohet shfrytëzimi i këtyre rasteve për të kryer ndonjë punë tjetër ose për ndonjë qëllim tjetër përveç atij të përcaktuar).
3. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës t?i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe obligohen institucionet punëdhënëse të krijojnë kushte që në mjedise pune kjo distancë të aplikohet.
4. Obligohen të gjithë institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maskat për fytyrë në vende të qasshme në hyrje të objektit, të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtoret e institucioneve dhe nga vizitorët.
5. Obligohen të gjitha institucionet publike dhe private të vendosin rregulla me shenja të dukshme në çdo hyrje të objektit (duke përfshirë këtu ndalimin e hyrjes pa maska, obligimin për ta respektuar distancën etj.) në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
6. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, në parqe etj.
7. Ndalohen të gjitha tubimet publike, duke i përfshirë ahengjet familjare private.
8. Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë shkollat e futbollit dhe sportet e tjera, trajnimet e të gjitha lëmive etj.
9. Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
10. Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.
11. Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19 (institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet staf të domosdoshëm për to), duke përfshirë rregullat e veçanta që vlejnë për stafin në institucionet publike dhe private me interes vital.
12. Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet t?i reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.
13. Kërkohet nga të gjitha komunat t?i riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.
14. Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe kafshëve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
15. Ndalohet therja e kafshëve në çfarëdo mjedisi të hapur apo të mbyllur, përveç në mjediset e autorizuara për therjen e kafshëve.
16. Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
17. Ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
18. Të gjitha subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.);
18.1. U ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës;
18.2. Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar largësinë prej 2 metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), gjithnjë në përputhje me udhëzimet e përcaktuara në Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19.
19. Qytetarët e moshuar (mbi moshën 65 vjeç) dhe qytetarët me sëmundje kronike (diabet, hipertension arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët me sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientet onkologjik etj.) mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej orës 05:00-10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej orës 18:00-21:00). /CNA.al
Numri i personave të infektuar me coronavirus në Suedi po b...
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjist...
Duke nisur nga java e ardhshme në Gjermani do të jenë të det...
Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara po ecin...
Belgjika tha se do t’i shtrëngojë masat kundër koronavirusit...
Duke marrë shkas nga shifrat në rritje të të infektuarve, Qe...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Këshilltari për Sigurin...
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj ka paralajmë...
Shtëpia e Bardhë konfirmoi lajmin se Këshilltari i Sigurisë ...
Me më shumë se katër milionë raste të konfirmuara të COVID-1...
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u konfirmuan 276 raste t...
Me më shumë se katër milionë raste të konfirmuara të COVID-1...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas paralajmëron Europën ...
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kundërshtuar kthim...
Një spital në Teksas ka rënë në kolaps, pasi shtretërit janë...
Në Korenë e Veriut është konstatuar rasti i parë i dyshimtë ...
Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha të shtunën se repub...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka “kërcënuar” Kosovë...
Në vazhdën e pandemisë së koronavirusit që e ka origjinën në...
Nga 472 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...