web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Boll me aludime”, Skënderbeu reagon në lidhje me vendimin e Gjykatës Federale

22 Korrik 2020, 10:31, Sport CNA

Duhet të ishte dhënë në fund të muajit qershor dhe nuk ka ardhur ende. Mediet vazhdojnë të shkruajnë në lidhje me përgjigjet e mundshme të vendimit të Gjykatës Federale të Zvicrës në lidhje me përjashtimin 10-vjeçar nga kompëticionet europiane të Skënderbeut. Ka patur edhe nga ata që kanë folur rreth një përgjigje negative ndaj apelimit të klubit korçar dhe ky fakt ka ngjallur reagimin e klubit tetë herë kampion të Shqipërisë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Skënderbeu sqaron se nuk ka ende asnjë njoftim mbi vendimin e gjykatës dhe kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë afat kohor se kur do të vijë verdikti final. Klubi korçar u bën thirrje medieve të mos aludojnë mbi këtë çështje, duke vënë në dukje sensitivitetin e saj të madh në opinion sportiv në Korçë dhe jo vetëm.

Deklarata për shtyp e Skënderbeut:

Duke marrë parasysh aludimet e vazhdueshme në mediat vizive, online dhe në shtypin e shkruar, KF Skënderbeu kërkon të sqarojë opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi.

Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19 dhe nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

Klubi i Futbollit ?Skënderbeu? mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale.

Iu bëjmë thirrje mediave të mos aludojnë me lajme krejtësisht të paverteta duke pasur parasysh dhe ndjeshmërinë që ka çështja në fjalë për klubin dhe tifozët e Skënderbeut. Me respekt, KF Skënderbeu.





Lajmet e fundit nga