web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tronditet qyteti i Pukës, Komisioni i Disiplinës përjashton Tërbunin për dhunë

21 Korrik 2020, 17:30, Sport CNA

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike vendimet e fundit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pukë, në sfidën mes Tërbunës dhe Egnatias, duke përjashtuar ekipin pukjan nga aktiviteti për dhunën e ushtruar ndaj futbollistëve dhe drejtuesve mik.

Një vendim i ngjashëm ky me atë të dhënë disa muaj më parë ndaj ekipit të Shkumbinit, i cili gjithashtu u përjashtua nga aktiviteti për dhunë ndaj zyrtarëve në ndeshjen kundër Dinamos!

Gjithashtu janë përjashtuar përgjithmonë nga ccdo aktivitet futbollistit edhe zyrtarët e Tërbunit, Dritan Frroku, Alfons Gjergji dhe Mark Frroku.

Për sa i përket incidenteve në ndeshjet e tjera, një dënim të rëndë ka marrë edhe trajneri i Sopotit, Gentian Stojku i cili është pezulluar me 8 ndeshje për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

VENDIMET





Lajmet e fundit nga