web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Milan dhuron spektakël ndaj Parmës. Ja të gjitha rezultatet dhe golat

15 Korrik 2020, 19:30, Sport CNA

Janë mbyllur para pak minutash 3 ndeshjet e Serisë A të vlefshme për javën e 33-të në këtë kampionat. Milani ka marrë një fitore spektakolare me përmbysje, teksa ka mposhtur me rezultatin 3-1 Parmën në ?San Siro?.

Kuqezinjtë ishin dominues gjatë gjithë ndeshjes, por ta që kaluan të parët në avantazh ishin miqtë, të cilët shënuan në fund të pjesës së parë me anë të Kurtiç. Në pjesën e dytë të besuarit e Piolit u hodhën në sulm, dhe gjetën golin e barazimit me Kesi në minutën e 55, i cili shënoi me një predhë nga jashtë zone.

Vetëm 4 minuta më vonë Romanjoli shënoi golin e përmbysjes, para se Çalhanoglu të shënonte edhe golin e 3-të në minutën e 77?.

Me këtë fitore Milani barazon me 53 pikë Napolin e vendit të 6-të, te cilët u ndalën në barazim 1-1 ndaj Bolonjës në transfertë. Për ekipin e Gatuzos shënoi Manolas në minutën e 7?, por Barrou barazoi në minutën e 80? për Bolonjën.

Sampdoria shkatërroi me shifrat 3-0 Kaljarin në shtëpi.

FT| Milan-Parma 3-1

Kesi 55?, Romanjoli 59?/ Kurtiç 43?

FT| Bolonja-Napoli 1-1

Barrou 81? / Manolas 7?

FT| Sampdoria-Kaljari 3-0

 

Gabiadini 8?, Bonacoli 40?, 54?

PANORAMASPORT.AL





Lajmet e fundit nga