web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Asion Daja flet për interesimin e Partizanit: Ndihem i vlerësuar

15 Korrik 2020, 12:25, Sport CNA

Skënderbeu është në një situatë jo fort të mirë kohët e fundit. Si të mos mjaftonin dëmtimet e shumta të lojtarëve, problemet dhe pikët e lëna në ndeshje të caktuara, tashmë duket se bardhekuqtë janë kthyer në një ?gjah? të preferuar për rivalët në merkato. Në fakt, zërat për lojtarë që do të largohen në fund të sezonit kanë qenë të pranishëm që me rifillimin e kampionatit pas mbylljes për shkak të pandemisë, por tani janë bërë më agresivë.

Së fundmi, duket se Partizani kërkon të bastisë në shtëpinë bardhekuqe gati një të tretën e ekipit, përfshi lojtarë dhe staf. Situatë që e bën paksa të pafavorshme ambientin te korçarët. Një nga më të lakuarit e fundit është pa dyshim Asion Daja, i cili ka bërë një pjesë të mirë sezoni te Skënderbeu dhe dukshëm që është futur në orbitën e kuqe, si një rikthim i mundshëm në radhët e Partizanit.

I kontaktuar nga ?Panorama Sport? dhe i pyetur për interesimin e të kuqve dhe një tratativë të nisur tashmë, Daja heziton të japë detaje. Por, nga ana tjetër e quan vlerësim faktin që Partizani kërkon ta rikthejë në ekip. ?Të them të drejtën nuk jam në dijeni të një interesimi të Partizanit për mua dhe vetëm përmes gazetës suaj e mësova diçka të tillë. Nëse është e vërtetë, që ka një interesim të të kuqve, do të ndihesha i vlerësuar pasi kam kujtime të mira atje dhe kam kaluar mirë.

Por, për momentin nuk mund të them më shumë se kaq. Unë jam i përqendruar vetëm te pjesa e mbetur e sezonit me Skënderbeun. Jam i fokusuar këtu, për të marrë maksimumin në këto ndeshjet e fundit. Zërat në merkato janë të shumta, por për momentin nuk dua të mendoj aspak për këtë proces. Do të jetë koha ajo që do të flasë më mirë?, u shpreh fillimisht Asion Daja.





Lajmet e fundit nga