web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

UEFA kërkon shkarkimin e Agim Ademit, reagon Federata e Futbollit të Kosovës

15 Korrik 2020, 14:51, Sport CNA

Federata e Futbollit të Kosovës ka përgënjeshtruar lajmin se UEFA ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit nga posti i presidentit. Në reagimin e FFK-së thuhet se lajme të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Federatës. ?Gazeta Metro? raportonte ditën e sotme se UEFA i kishte dërguar shkresë FFK-së ku kërkohej shkarkimi i Ademit, për shkak se ai ishte dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 9 muaj burg për shantazh me qëllim të përfitimit material.

Megjithatë në reagimin e bërë, Ademi  i përgënjeshtron këto lajme duke thënë: ?Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit.

Përkundër faktit se kam e ndje veten të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç?rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time.

Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë.

Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik.?, thuhet në reagim.





Lajmet e fundit nga