Task-Forca antiCOVID dyfishon grupet e inspektimit/ Pas gjobës, vjen paralajmërimi tjetër për bizneset
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Arsimit ku kërkon shtyrje të zgjedhjeve në universitetet publike.
Sipas Sindikatës, fati i qeverisjes së universiteteve varët nga drejtuesit e zgjedhur ndërsa nëse ato do të zhvilloheshin në afatin e përcaktuar do të çonin në emërime e jo zgjedhje dhe drejtuesit do të ishin fiktiv.
Njoftimi i Sindikatës së Profesorëve në Universitet:
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
SINDIKATA E PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË (SPUSH)
Rruga ?Bilal Konxholli?, Pallati ?Dr. &. Di?, Kati I, Njesia Administrative nr. 8, Tiranë
INUS: L91623453V,Cel. 0693589216, e-mail: [email protected]
Tiranë, më 04/07/2020
Thirrje për shtyrjen e zgjedhjeve në universitetet publike.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) po ndjek me shqetësim situatën e krijuar si pasojë e vendimit të Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, nr. 175, datë 30. 6. 2020, ?Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë?.
Sindikata vëren se nuk është plotësuar asnjë kusht suplementar për adresimin e problematikave që kemi shtruar në deklaratën tonë të datës 06.05.2020, ku kërkonim shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por as të arësyeve për të cilat Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mori vendimin Nr.108, datë 8.05.2020 ?Për shtyrjen e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë?.?:
Së pari, këto zgjedhje në kohë pandemie dhe në mungesë të studentëve në Universitete janë formale sepse nuk krijojnë asnjë premisë e mundësi reale për konkurrim. Në kushtet kur numri i të prekurve me Covid-19 shtohet nga dita në ditë, hapja e fushatës për zgjedhje presupozon grumbullime studentësh e pedagogësh në takime me kandidatë për shefa departamentesh, dekanë dhe rektorë, të cilët do të shpalosin secili platformën e vet të drejtimit, gjë që në këto kushte është i pamundur, ashtu sic eshte e pamundur dhe llogaridhënia e drejtuesve aktualë që duan të rikonfirmohen, për rezultatet gjatë mandatit të tyre të sapo përfunduar.
Një trupë zgjedhore me peshë vote prej 10 % zerohet ose mund të krijojë mundësi të korrupsionit zgjedhor, ku kandidatë të caktuar mund të ?sjellin? për të votuar vetëm studentët e ?porositur? sa për fasadë dhe sërish, në kuptimin e ligjit, do të përfaqësonin fiktivisht 10 % të votave.
Nga një sondazh që SPUSH i ka bërë orareve të provimeve në universitete të ndryshme rezulton se sezoni i provimeve në gjithë fakultetet mbaron më 25 korrik 2020, pra 5 ditë para zgjedhjeve, ndërkohë që disa universitete e fakultete (si Fakulteti i Gjuhëve të Huaja) po i bëjnë provimet on-line, madje kjo vetëm për vitet e fundit, ndërsa për vitet e tjera Bachelor dhe Master as nuk u lejohet ardhja ne universitet deri me 25 Gusht 2020, në zbatim të Urdhrit 104, datë 30.04.2020 të Ministrit ku, ndër të tjera, urdhëron IAL për: ?? krijimin e mundësive për kthimin në auditor të studentëve të viteve të para dhe të viteve të ndërmjetme të të gjitha cikleve të studimit, për përsëritjen e leksioneve, seminareve apo punëve laboratorike, pas datës 25 gusht të vitit 2020, për një periudhë jo më pak se 4 javë?.
Kjo hedh poshtë konstatimin e ministres se ?? Sipas raportimeve që IAL-të kanë paraqitur për prezencën e studentëve në ambientet e tyre, muaji korrik do të ketë një numër të madh studentësh të pranishëm në provime.?!!!
Zgjedhjet në këtë kohë të pandemisë dhe mungesës së studentëve në universitete u mohojnë plotësisht të drejtën e votës studentëve me banim jashtë qytetit dhe rrethit ku gjendet universiteti. Si do të shkojnë studentët nga rrethet për të votuar në universitetet e Tiranës apo ato rajonale, ndërkohë që dhe godinat studentore janë të mbyllura? A mund të urdhërojë MASR kthimin e të gjithë studentëve në auditore vetëm për hir të zgjedhjeve? A mund të organizojë MASR ose universitetet transportin e sigurtë të studetëve të rretheve për takime elektorale dhe ditën e votimit?
Si për ironi, vetë zonja ministre, në një prononcim të saj, thekson se ?? Pa patur mundësi të votojnë studentët, natyrisht që nuk mund të ketë zgjedhje të mirëfillta nëpër universitete??
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë me bindje të plotë se zhvillimi i zgjedhjeve është jo vetëm detyrim ligjor por dhe jetik për mbarëvajtjen e administrimit të universiteteve, e konsideron si një element kompromentues të procesit zgjedhor mospjesmarrjen e studentëve, apo zhvillimin e tyre në mungesë të një konkurrimi real siç e detyron dhe Ligji i Arsimit të Lartë. Për këtë arësye do të kërkonim rishqyrtimin e këtij urdhri për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme ligjore që të kemi autoritete dhe organe drejtuese legjitime në universitetet publike.
Propozimi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë është që të bëhet një shtyrje tjetër e datës së zgjedhjeve dhe si periudhë e përshtatshme zgjedhjesh mendojmë se do të ishte java e katërt e fillimit të vitit të ri akademik 2020 ? 2021.
NË EMËR TË SINDIKATËS SË PUNONJËSVE TË UNIVERSITETEVE TË SHQIPËRISË
KRYETARI
Prof.asoc.dr. Sandër KOVAÇI
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Ditën e hënë pritet të rifillojë punën transporti publik.Pas...
Ministria e shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konf...
Mbeten sërish shqetësuese shifrat e rasteve të reja me Covid...
Dita e shtunë nis me përkeqësim gradual të situatës së paras...
Në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu, sociologia En...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka “kërcënuar” sërish...
Studiuesi Taulant Muka, ka dhënë disa këshilla për qytetarët...
Ditën e shtunë dhe të dielë, drejtues mjetesh, pasagjerë, dr...
Minibashkia numër 2 në Tiranë ka mbyllur dyert për shkak të ...
Në qytetn e Pogradecit janë konfirmuar tre raste me koronavi...
Emigracioni ka prishur balancat gjinore në vend edhe për vit...
Ngjarja e rëndë në Tiranë, ku u gjetën të pajeta nëna dhe va...
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjne e djeshme në Tiran...
Shefja e shërbimit të Pediatrisë në QSUT, Xhorxhina Kule ka ...
Ajo është ndër aktoret më të dashura për publikun shqiptar. ...
Shifra të frikshme vijnë nga Ministria e Shëndetësisë përsa ...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar nje video teksa ja ka marr...
Fasoneritë në Krujë janë kthyer sërish vatra të nxehta të sh...
Noha, një inxhiniere nga Egjipti, duhet të ndihej me fat pas...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...