web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U konfirmua një punonjës me Covid 19/ Mbyllet minibashkia në Tiranë

3 Korrik 2020, 12:15, Sociale CNA

Minibashkia numër 2 në Tiranë ka mbyllur dyert për shkak të infektimit të një prej punonjësve me Covid 19.

Një punonjës i kësaj minibashkie ka rezultuar pozitiv me Covid, dhe për këtë shkak të gjitha shërbimet janë mbyllur përkohësisht. Punonjësit janë larguar në shtëpi nga mëngjesi i djeshëm dhe i është thënë që të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën. Ndërkohë është bërë dezinfektimi dhe një pjese të punonjësve i është marrë tamponi.

Në të gjithë Tiranën në 24 orët e fundit u zbuluan 35 raste pozitive me Covid 19, ndërkohë që në të gjithë vendin rezultuan 90 të tillë, numri më i madh që prej fillimit të pandemisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga