web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vetëflijimi/ Sociologia: Komunikoni dhe qëndrojuni afër të njohurve tuaj

3 Korrik 2020, 21:27, Sociale CNA

Në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu, sociologia Entela Binjaku analizoi fenomenin e vetëvrasjes në Shqipëri, kjo duke u nisur nga rasti tronditës i së enjtes mbrëma ku nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara në shtëpinë e tyre.

?Hera-herës shkaqet janë ekonomike, janë shkaqe që nuk pyesin as për shkallën e arsimimit, depresioni që krijohet prej shkaqeve ekonomike, por rasti i fundit na riktheu vetëflijimin për shkak të besimit, me këtë nuk dua të them se të gjithë besimtarët e një feje apo sekti të caktuar shkojnë detyrimisht drejt këtyre akteve për sa kohë predikohet ringjallja, por dua të them se i njëjti mesazh në mendje të ndryshme, kthehet në mënyra të ndryshme,? ? tha sociologia duke ia faturuar indoktrinimin te niveli i kapacitetit intelektual, ekonomik por dhe shpirtëror të njerëzve.

Sociologia vlerësoi distancimin dhe dënimin nga ?Dëshmitarët e Jehovait? të këtij akti. Ajo tha se dalja në një deklaratë publike i nderon, por kujtoi se ky nuk është rasti i vetëm i vetëvrasjeve të ngjashme.

E pyetur se si mund të kuptohet një person që po e mendon apo është pranë një akti vetëflijimi, Binjaku tha se sociologët i japin predispozicion më të lartë shkallës së integrimit të individëve në grupeve sociale që ata bëjnë pjesë.

?Sa më e ulët të jetë shkalla e integrimit, aq më e lartë është mundësia që ata të konsiderohen të mënjanuar, si pesha të lehta, ndihen të pakuptuar, humbasin kontaktet, komunikimin, shenja këto që flasin për depresion të brendshëm dhe që kur nuk merr-dhe-jep me të tjerë rrit dhe përshkallëzon vetminë,? ? tha Binjaku duke këmbëngulur se komunikimi është ilaçi kryesor për zgjidhjen e këtyre rasteve.

Sociologia këshilloi qytetarët që të mos dorëzohen dhe t?u qëndrojnë pranë të afërmve e të njohurve të tyre, kjo duke marrë si shkas edhe situatat e vështira që po kalon vendi. Ajo kujtoi këtu tërmetin dhe izolimin për shkak të pandemisë, si situata që ndikojnë në një gjendje psikoze kolektive.





Lajmet e fundit nga