“I nderuar nga mikpritja në shtëpi”/ Rama takon kreun e LDK, Isa Mustafën
Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në ditën e dytë të ...
Prej disa ditësh në mënyrë të përsëritur, Luli Basha dhe njerëzit rreth tij argumentojnë me tabela dhe shifra taksën 9% që ai e ka shpallur që në zgjedhjet e vitit 2017, atëherë kur reklamonte edhe Republikën e re.
Një taksë 9%, një taksë e sheshtë, ashtu siç ka qënë edhe gjatë qeverisjes Berisha, e cila u vendos pas taksave progresive të Fatos Nanos, dhe ishte në vlerën 10%.
Socialistët në atë kohë thanë se taksa 10% ishte e padrejtë, sepse ai që merte më shumë, duhej të paguante më shumë dhe e goditi shtresën e mesme, duke e çuar në një taksë e cila shkonte deri në 23%.
Por, çfarë po ndodh konkretisht me lëvizjen e Lulzim Bashës dhe kush janë argumentat e taksës së re 9%?
Fakti. Rikthimi i taksës së sheshtë 9% do të ishte një akt shumë pozitiv për ekonominë e vendit, do t?i jepte një frymë biznesit të vogël, biznesit të mesëm, kryesisht atij familjar apo edhe atyre bizneseve të mëdha që paguajnë TVSH apo që janë të regjistruara me vlera mbi tetë milion lekë apo deri në vlerën 14 milionë lekë të reja xhiro, të cilat quhen biznese të mëdha apo fasha që shpesh lëvizen nga qeveria, një herë me tatim-fitimin 5% dhe pastaj iu vendoset TVSH-ja, e kështu me radhë.
Kjo fashë biznesi, pra nga zero deri në 14 milionë lekë të reja, apo 140 milionë lekë të vjetra, sipas një akti të përgatitur nga qeveria ?Rama?, do të ketë taksë zeri deri në vitin 2029 dhe do t?i hiqet TVSH-ja. Pra, janë dhjetëra mijë biznese, të cilat nuk do të kenë tatimin e fitimit 5% apo TVSH-në 20% apo divident 15%, por zero. Gati 90% e bizneseve.
Kjo lëvizje e qeverisë, bën që propozimi elektoral i Lulzim Bashës për të bërë 9% taksë të sheshtë, këtu të bjerë dhe të ketë një tjetër aspekt.
Rama deklaron zero përqind taksa deri në vitin 2029, Lulzim Basha thotë 9% taksë të sheshtë.
Pra, ata që do të përfitojnë nga taksa e Bashës, në rast se do të vijë në pushtet, janë administrata shtetërore, e cila do të kursejë 3 apo 4 mijë lekë të vjetra dhe biznesi i madh që taksohet 15%.
Pra, mesa duket njeriu i cili flet gjithë ditën oligarkët, oligarkët dhe sulmon biznesin duke u sjellë si një bandë gjobaxhinjsh të pandreqshëm, tani iu shërben atyre duke iu ulur taksën nga 15 në 9%. Pa folur dhe për taksimin e rrogave, i cili shkon në 23%.
Shumica e shqiptarëve aktualisht paguajnë taksën 15% dhe janë kryesisht shtresa e mesme, vetëpunësimi, biznesi i vogël, shumica të cilët paguajnë një taksë 15% minimumi. Pa folur pastaj për tatim-fitimin dhe dividentin.
Kurse taksën mbi 15% e kanë një pjesë më e pasur mbi mesatare, ku përfshihen ndoshta gazetarët e shumëpaguar në media, drejtues dhe menaxherë të cilët marrin nga dhjetëra milionë lekë dhe detyrohen të paguajnë 23% taksë. Apo në rastin tjetër, biznesi i madh me xhiro mbi 140 milionë lekë, i cili tani nga 15% që paguan taksa, sipas Lulzim Bashës, me ardhjen e tij në pushtet do të paguajë 9%. Kjo vlen edhe për ata miliarderët apo kapitalistët, që Lulzim Basha i quan oligarkë.
Ndërkohë që Edi Rama heq taksën dhe e çon zero, Lulzim Basha thotë se do të vë taksë 9% në interes të oligarkëve që ai gjoja i sulmon, por me oligarkët ndan bizneset, me oligarkët ndan vilat, tek oligarkët shërben, tek oligarkët fle, tek oligarkët gëdhihet, tek oligarkët ushqehet.
Prandaj dhe reklamon një taksë 9% e cila në vetvete do të kishte vlerë në rast se biznesi i vogël dhe i mesëm do të kishte një taksë 15%. Por, kur ajo çohet zero, heqja e taksës dhe ulje e saj në 9% ndaj biznesit të madh dhe oligarkëve, dhe lukunisë të atyre që kanë mbushur xhepat duke abuzuar, nuk tregon gjë tjetër, por se Lulzim Basha është thjeshtë dhe vetëm një njeri me dy fytyra i cili nga njëra anë sulmon publikisht biznesin dhe iu thotë oligarkë apo të pasur që vidhnin me qeverinë, dhe nga tjetër del e deklaron se ai kur të vijë në pushtet do t?iua bëjë atyre taksën 9%.
Nga ana tjetër duket qartë se të dy po bëjnë propozime elektorale dhe asnjëri nuk po e vret më mendjen për pasojat e taksave, që nga ato 0 apo dhe ato 9%./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka rinisur takimet në ditën e dytë të ...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të...
Udhëzimi i Gazit tashmë ka filluar të zbërthehet e të mbërth...
Ka disa ditë që nga shpallja e fitores së zgjedhjeve 2021 me...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin e Indeksit të ...
Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së duke folur ...
Mjeku i njohur Petrit Vargu, në një intervistë në Fax news, ...
Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka ...
Në Open në Top Channel Kreshnik Spahiu tha se aktakuzat erdh...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar një fot...
“Kërcënimi” i Ramës për opozitën/ Meta: Kur e jep fjalën duh...
I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE” në Syri TV, presidenti ...
Avokat Spartak Ngjela ka komentuar thirrjen e Hagës ndaj Has...
“Në Komisionin e Venecias është lobuar kundër meje”. Kështu ...
Presidenti Ilir Meta, la të kuptojmë pak minuta më parë se n...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur për ang...
Pas deklaratave të presidentit Meta ditën e sotme lidhur me ...
Duke marrë shkas nga deklarata e Dhomës Amerikane të Tregtis...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mbrojti të drejtën p...
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka tak...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...