web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagesa 500 mijë euro për inceneratorin/ Basha: T’i kthehen shqiptarëve, ia morën me taksa

24 Qershor 2020, 15:41, Politikë CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në Vorë ku zhvilloi takime me sipërmarrësit e vegjël dhe fermerët e kësaj zone.

Basha thotë se largimi i banorëve pas tërmetit të nëntorit, që goditi edhe këtë qytet, si dhe harresa e qeverisë pas pandemisë, ka shkaktuar uljen drastike të xhiros ditore për biznesin e vogël në këtë bashki.

Sipas tij, mungesa e mbështetjes nga qeveria në këtë kohë krize i ka çuar bizneset në Vorë në prag mbylljeje. Disa sipërmarrës iu ankuan për uljen drastike që xhiroja ditore ka pësuar në shume biznese të zonës.

?Unë jam i mbytur, i zhytur në borxhe, me siklete e me ashtu. S?kam ç?bëj. Marrin me listë, të paktën vetëm në kohën e koronavirusit nja 700 ? 800 mijë lekë?, shprehet pronari i një dyqani mishi në qendër të qytetit i në 35 vite punë në të njëjtin dyqan po vuan krizën e thellë të konsumit.

Pas takimeve me bizneset, Basha u ndal në Marikaj ku dëgjoi shqetësimet dhe problemet e fermerëve të zonës. Mungesa e tregut dhe subvencioneve ka penalizuar shumë prej tyre. Zona njihet për tregtinë e perimeve të ndryshme, por mungesa e tregut e bën shumë të vështirë nxjerrjen e produkteve nga serat.

“Tregu më dobët, s?ka. Këtë vit njëherë, është shumë dobët. Shumë, shumë dobët? – thotë një nga fermerët.

“Subvencione nuk ka fare. Zero, zero”,  thotë një tjetër banor që jetesën e familjes së tij e ka të varur nga prodhimet bujqësore.

Ata shprehen se puna e tyre nuk vlerësohet, pasi nuk njohin asnjë ndihmë nga shteti dhe gjithçka e bëjnë vetëm me forcat tyre.

Kreu i opozitës Basha garantoi fermerët dhe bizneset se qeveria e ardhshme do jetë në krah të tyre. Ai ha se taksat dhe lekët e shqiptarëve nuk do të shkojnë më për 5 veta, ndërsa foli edhe për denoncimin e opozitës për pagesën 500 mijë euro për inceneratorin.

?Morëm vesh dje, kanë bërë një pagesë tjetër për inceneratorin, 500 mijë euro. Sa biznese mund të ndihmoheshin me këto? Thjeshtë të paguanin punëtorin, mos të hiqnin punëtorin nga puna. Se këto taksat tuaja janë. Do çlirojmë mundësitë, të punoni të gjithë edhe sipas mundësive që, sigurisht do vijnë duke u rritur, kur të çlirohet ekonomia edhe ju të fitoni, të punësoni, të ketë mirëqenie. 5 veta! S?mund të jetë Shqipëria e 5 vetave?, theksoi Basha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga