web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama tenton “t’i vjedhë” aleatët Bashës / I bën ofertë Dukës për të kaluar në qeveri

23 Qershor 2020, 21:23, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ofertë aleatit të Lulzim Bashës Agron Dukës, i cili është edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, për të kaluar në qeveri.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-ministri Arben Malaj, i cili u anëtarësua në PAA, pasi u përjashtua nga Partia Socialiste.

?Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha?, theksoi Malaj./ CNA.al





Lajmet e fundit nga