Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
?Fermerët shqiptarë vuajnë prej 7 vitesh tashmë prej braktisjes së qeverisë, kostove të rritura dhe mungesën e infrastrukturës?.
Kështu deklaroi kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha gjatë takimit me banorët në Zall Bastar.
Disa fermerë iu ankuan Bashës se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.
?Ka 30 vjet ne këtu që vuajmë për një urë këtu edhe s?na e ka bërë asnjeri deri më sot. Janë 300 e ca familje, 400 familje këtej si bën njeri?, ankohen banorët e një prej lagjeve kryesore të Zall Bastarit të cilët vetëm kalimin përmes lumit kanë si rrugë të vetme për të nxjerrë prodhimet në treg por edhe kur kanë nevoja shëndetësore.
Problematika e ngjashme është edhe për banorët e fshatit Vilëz të cilët urën e kanë por në urë nuk kalojnë dot.
?Ka 7 vite që Edi Rama premtoi rrugën për fshatin, dhe deri më tani asgjë nuk është bërë?, u shpreh një fshatar i zonës, i cili e kishte thuajse të pamundur transportin e produkteve të tij për shkak të rrugës së degraduar dhe jashtë standardeve.
Banorët e fshatit Vilëz, në mungesë të rrugës që e lidh këtë zonë me qendrën e Zall Bastarit Bashës i kanë dalë para në urën që supozohet që e lidh këtë fshat me pjesën tjetër të Njësisë Administrative.
?Tre herë është përuruar kjo urë, por ndërkohë makinat janë sërish në lumë?, thotë një prej banorëve të Vilëzës.
Ura nuk është funksionale pasi pjesa që e lidhe këtë urë me rrugën është sërish në lumë pasi nuk është bërë investim për të ndërtuar një trase anës së lumit që të lidhet me urën.
Ndërsa një tjetër banor thotë se: ?Në 2013 Edi Rama erdhi këtu e premtoi urën, rrugë dhe asfalt, por zero. asnjë kamion me zhavorr nuk ka hedhur?
Fermerët që kultivojnë një nga varietetet më të njohura të domates në këtë zonë thonë se problemi kryesor i tyre është kostoja që ka vajtja në treg.
?Prodhimet i çojmë në fund të Tiranës dhe transporti në mungesë të rrugës ka kosto?, thotë një nga fermerët.
Ndërsa një tjetër banor që gjithashtu merret me kultivimin e domates së njohur të Zall Bastarit thotë se kostoja e punimit të tokës është shumë e madhe.
?Plugimi është shumë i shtrenjtë. Naftë me akcizë zetoristi nuk i jep, helmet janë të pasigurta. Edhe fara nuk dihet si do të dali. Vjet ka dalë për ibret?, thotë ai ndërsa tregon se puna me tokën u shërben sa për të jetuar.
Një blegtor ndërsa bisedon me kryetarin Basha tregon se sa e vështirë është të çojë prodhimet e tij në tregun e Tiranës pasi qumështin nuk shkon askush atje ta marrë.
?Një ditë po e një ditë jo e nxjerr qumështin në Tiranë, me furgona ose marr taksi se në këmbë është 1 orë e gjysëm larg?, thotë ai.
?Fshati është në ditë të zezë. Ka njerëz që, për Zotin, hanë një vaktë bukë në ditë. Populli është në ditë të zezë. Këtu nuk pyet askush. Me ardhë në Mal Vilës që jam unë, është si me shku në Siberi. S?ka as rrugë. Dritat vijnë një herë, tani vijnë, tani ikin, janë telat e 68-ës?, tregon një prej banorëve të këtij fshati që gjithashtu është dëmtuar edhe nga tërmeti dhe jeton me rrezikun e shembjes së banesës së tij.
Kryetari i opozitës u shpreh se qeverisja e PD do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre.
?Nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të akordohen 50 milionë euro për ndërtimin apo rindërtimin e infrastrukturës rrugore. Partia Demokratike do të mundësojë 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të garantojnë mirëqënie dhe zhvillim. Taksa e naftës do të ulet dhe kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, duke e ulur atë dhe duke i bërë më të përballueshme kostot e prodhimit?, premtoi Basha./ CNA.al
Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi...
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka...
Sot në media po qarkullon një lajm se ish-ministri i Sali Be...
Drejtori i Top Channel, Ben Blushi duket se është përfshirë ...
Regjisori Edmond Budina, ka folur sërish për lajmin e infekt...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e 15 ku...
Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër pa...
Kryetari i Republiiës së Re Lulzim Basha, ka shkuar ditën e ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur për ec...
Zëdhënësi i Presidencës, tedi Blushi ka reaguar në lidhje me...
Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është në krye të listës p...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka reaguar në ...
Propaganda e Republikës së re, ditët e fundit po shpërndan v...
Zbardhet propozimi tjetër i Partisë Demokratike për formulën...
Avokati Altin Goxhaj shkruan se slogani elektoral me të cili...
Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë ka miratuar propozimin e...
Ish deputeti i PD, Luan Baçi ka publikuar video nga protesta...
Komisioni i Ekonomisë këtë të martë ka miratuar propozimin e...
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka treguar reagimin e...
Gazetari Lutfi Dervishi ka sjellë në vëmendje çështjet e fun...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...