web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk do të ketë përjashtime”/ Trump merr vendimin, kush rrezikon 10 vite burg

23 Qershor 2020, 13:22, Kosova & Bota CNA

Presidenti i SHBA, Donald Trump bën me dije se ka autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë Federale në Sh.B.A. me deri në 10 vjet burg.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Trump thekson se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, ndërsa thekson se nuk do të ketë përjashtime.

?Unë kam autorizuar Qeverinë Federale të arrestojë këdo që vandalizon ose shkatërron ndonjë monument, statujë ose pronë tjetër të tillë Federale në Sh.B.A me deri në 10 vjet burg, sipas Ligjit të Ruajtjes së Përkujtimit të Veteranit, ose ligjeve të tjera përkatëse. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, por mund të përdoret gjithashtu në mënyrë retroaktive për shkatërrim ose vandalizëm të shkaktuar tashmë. Nuk do të ketë përjashtime!?, shkruan Trump./CNA.al





Lajmet e fundit nga