web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kjo është e vetmja armë”/ Çomo mesazh të fortë qytetarëve: Të shtruarit të Infektivi, në gjendje të rëndë

17 Qershor 2020, 06:56, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot, duke shpërndarë në faqen e tij në rrjetet sociale,  një video-mesazh të shefes së Infektivit në QSUT, profesoreshe Najada Çomo.

Në video-mesazh, Çomo iu bën thirrje qytetarë të tregohen të ndërgjegjshëm, ndërsa është ndalur edhe te shtimi i rasteve me koronavirus në Shqipëri.

Çomo thotë se tek Infektivi një pjesë e madhe e pacientëve me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe terapi intensive, ndërsa shton se sa i përket shëndetit të qytetarëve, situata është shqetësuese.

Gjithashtu ajo thekson se tashmë qytetarët kanë një detyrim madhor tashmë, t?i qëndrojnë larg të sëmurëve dhe të evitojnë vendet publike që grumbullojnë njerëz, ndërsa shton se përdorimi i maskave janë e vetmja armë.

Virusi sipas saj nuk ka më përzgjedhje është më i pranishëm tek shqiptarët.

?Dua të tërheq vëmendjen se një pjesë e madhe e të shtruarve tek Infektivi janë në gjendje të rënduar, në terapi intensive. Ajo që dua të theksoj është se qytetarë të nderuar, është situatë për t?u shqetësuar nga ana shëndetësore.

Keni një detyrim madhor. Të qëndroni sa më larg të sëmurëve, që kanë sëmurë të tjerë. Ulni në maksimum qëndrimin në vende publike, si dhe maska është e vetmja armë mbrojtëse që kemi.

Virusi është mes jush, ju bëni hapin për t?u mbrojtur. Virusi nuk ka më përzgjedhje, jo vetëm mosha të treta. Janë të rinjtë që e çojnë tek të tjerët. Kini në vëmendje se ky virus është shumë tepër mes jush tani që u hoqën dhe barrierat, pra vendi është i hapur?,- shprehet Çomo.





Lajmet e fundit nga