web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritja e numrit të të infektuarve/ Rama flet për rikthimin në karantinë: Fatkeqësisht…

16 Qershor 2020, 13:48, Sociale CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën e krijuar në vendin tonë, gjatë ditëve të fundit ku numri i të infektuarve është rritur frikshëm.

Rama bën me dije se nëse do të vazhdohet kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rikthehemi në karantinë.

?E kishim të qartë se hapja do të sillte rrezik. E kemi ditur që numrat do të rriteshin, pasoja më e natyrshme që ndodh pas hapjes dhe që po u ndodh të gjitha vendeve. Ju keni kërkuar të mirëkuptoni nevojën për një solidaritet të ri për respektimin e rregullave. Nëse do të vazhdojmë kështu fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe do na duhet ta përballojmë shumëfish sëkëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë.
As dua ta çoj në mend që kjo do të ndodhë, pasi kam bindjen se jemi ende në kohë, kemi në dorë të kontrollojmë armikun e padukshëm?, u shpreh Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga