web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Koronavirusi rikthehet në Korçë/ Qytetari ishte i shtruar dy ditë në QSUT

16 Qershor 2020, 09:45, Sociale CNA

Shqipëria ka regjistruar sot një shifër rekord të të infektuarve me koronavirus, ku në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 82 persona.

Një prej këtyre rasteve të infektuar është në Korçë. Qytetari ka qenë i shtruar për dy ditë në QSUT dhe më pas është kthyer në vendin e tij. Ai është një person në moshë të thyer, që aktualisht po trajtohet në kushte shtëpie dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Ndërkohë, janë izoluar menjëherë familjarët dhe epidemiologët po gjurmojnë kontaktet e të prekurit.
Kujtojmë se prej kohësh Korça ishte një nga qytetet që nuk kishte asnjë rast më koronavirus./CNA.al





Lajmet e fundit nga