web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shiu nuk po na ndahet/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

16 Qershor 2020, 06:13, Sociale CNA

Moti vijon të jetë i paqëndrueshëm në vendin tonë. Kështu, sipas IGJEUM, për ditën e sotme priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Gjatë pasdites në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Berat, Vlorë reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare dhe të shoqërohen me shtrëngata.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 16 / 24°C

Në vendet e ulëta: 15 / 26°C

Në vendet malore: 10 / 20°C

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare./ CNA.al





Lajmet e fundit nga