web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bie Messengeri/ Përdoruesit në të gjithë botën hasin probleme

15 Qershor 2020, 21:14, Sociale CNA

Mijëra përdorues të mediave sociale në të gjithë botën kanë hasur probleme të rrjetit social Messenger.

Mbrëmjen e sotme qytetarët janë shqetësuar, pasi nuk mund të dërgojnë dot mesazhe dhe as nuk i vijnë mesazhet e adresuara nga miqtë.

Ky problem është hasur në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në vendet e tjera të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar që aplikacioni po përjeton probleme dhe akoma nuk dihet nëse janë prerkur edhe rrjetet e tjera sociale si WhatsApp, Facebook, apo Instagram.

Ndërkohë, kujtojmë se nuk kanë qenë të pakta rastet kur kanë rënë rrjetet sociale dhe përdoruesit kanë hasur probleme.

Më poshtë ju paraqesim një hartë të shteteve që kanë më shumë probleme me Messenger-in./ CNA.al





Lajmet e fundit nga