Nesër Tirana pa drita/ OSHEE publikon zonat dhe oraret
Disa zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike ditën ...
Prej disa ditësh, në vendin tonë është hapur një debat lidhur me tezën e provimit të letërsisë, e cila u pasua me protesta nga maturantët dhe kritika të forta.
Për këtë ka reaguar edhe pedagogia e Gjuhë-Letërsisë, Prof. Dr. Dhurata Shehri, e cila shtron 15 pikëpyetje në 30 pyetjet e provimit.
Shehri nxjerr në pah problematikat që ka vënë re në tezën e provimit, si dhe në formulimin e pyetjeve.
Në fund të shkrimit të publikuar në rrjetet sociale, ajo sulmon hartuest e tezës së testit dhe i akuzon ato se kanë treguar padije në një tezë që mat dijet e nxënësve.
Më poshtë shkrimi i pedagoges Dhurata Shehri:
15 PIKËPYETJE NË 30 PYETJET E LETËRSISË.
1.Pyetja 33 janë dy alternativa asnjëra krejtësisht e saktë, por të dyja me nga një pjesë të saktë: pra as shkallëzim dhe apostrofë, as pasthirmë dhe enumeracion, por enumeracion dhe apostrofë
2. Pyetja 34, alternativa d që është dhënë si e saktë është e gabuar, pasi e sakta është kombinimi i alternatinës c me një pjesë të alternativës d (ndonëse kjo alternativë është formuluar gabim ? imazhet në këtë stofë nuk ngjeshen (?ngjesh imazhet?) dhe sidomos ato nuk kanë ritëm që të shpejtohen (pak më parë u është kërkuar nxënësve të vënë në pah mungesën e foljes ? po ritmin nga ta gjejnë pastaj???)
3. Pyetja 37, nuk është vetëm njëra alternativë e saktë, por të paktën dy, a dhe c, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
4. Pyetja 38, të sakta mund të konsiderohen të paktën tre alternativa a, c, d, ndonëse asnjëra nuk është e formuluar saktë.
5. Pyetjet 39, 40. Pasi i drejton nxënësit nga një interpretim fort i dyshimtë për poezinë në pyetjen 39, u kërkon ta përforëcojnë gabimin e pyetjes 39 me përgjigjet e pyetjes 40.
6. Pyetja 42, të gjitha alternativat janë të pasakta kur bëhet fjalë për foljen dlirnja (ku shprehet një marrëdhënie gati katartike, një pastrim shpirtëror).
7. Pyetja 43, ndonëse i ka të sakta alternativat për epitetin, nuk ka të saktë formulimin, në vargun e dhënë nuk ka asnjë epitet tipik lasgushian (nëse paska një të tillë).
8. Pyetja 44, ka gabim në formulim. Në asnjë varg të poezisë së dhënë nuk kemi trishtim, e aq më pak ai qenkësh sundues.
9. Pyetja 47 Kërkesa dhe alternativat janë formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe terminologjike: çdo të thotë situatë sarkastike, po heroike, po realiste?, llogaritni sa e saktë mund të jetë alternative e dhënë si e saktë.
10. Pyetja 48, është formuluar me gabime të rënda konceptuale dhe alternativa e dhënë si e saktë është kuptimisht e pasaktë: autori paska ?shtjelluar? Kultin (sot mora vesh që kulti u shtjelloka) dhe që paska një ?kult të heroizmit në fushën e betejës? (përgjigja e saktë sipas hartuesve të testit);
11. Pyetja 50, shfaq gabime në terminologji në alternativën që jepet si e saktë (zhvillimi linear i aksionit), por edhe tre alternativat e tjera kanë pasaktësi në terminologji dhe koncepte.
12. Pyetja 52, ka gabim në formulim: ?Nisur nga fragmenti, vdekja e Patroklit kalon nëpër këto kulme? ( si mund të kalojë vdekja nëpër kulme, e këto kulme qenkëshin: ?i bie kaska nga koka; i thyhet heshta; i bie mburoja nga supi?.
13. Pyetja 53 ?Qëndrimi ideo-emocional i autorit kundrejt personazhit më të dashur? është krejtësisht e gabuar konceptualisht e po aq e vjetëruar në terminologji. Rrëfimi ?objektiv? është thelbi i epikës dhe jo qëndrimi ?ideo-emocional i autorit?.
14. Pyetja 54, ?Duke u nisur nga fragmenti, cili nga tiparet e karakterit të Patroklit është tipik për heronjtë e eposit grek? ? ështe e formuluar gabim, pasi Patrokli, nuk është heroi tipik i eposit grek, e për rrjedhojë edhe alternativa e dhënë si e saktë a nuk ështe vetmja e saktë, por edhe alternativa d.
15. Pyetja 59, asnjë nga alternativat nuk është e saktë, pasi asnjë prejt figurave të renditura nuk është figura kryesore mbi të cilën organizohet imazhi i kësaj skene.
Ftoj hartuesit e tezës ta zbulojnë pse-në e kësaj teze që rreket të masë dije, por që tregon sheshit padije duke i dhënë përgjigje pyetjes 60, kuptimin e foljes FLLIQ./ CNA.al
Disa zona të Tiranës nuk do të kenë energji elektrike ditën ...
Në vijim të punës së bërë nga ana e strukturave të Policisë ...
Ditën e sotme kanë rifilluar fluturimet nga aeroporti “Nënë ...
Ndërkohë që në vendin tonë vijonë të rritet në mënyrë të fri...
Bashkia e Durrësit ka mbyllur dyert për qytetarët për shkak ...
Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga, ka komentuar so...
Profesori dhe akademiku i njohur Artan Fuga ka folur sot në ...
Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë ...
Provimi i maturës së Gjuhë-Letërsisë hapi një debat të gjerë...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka bërë me ...
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar për protestat ...
Qershor i paqëndrueshëm dhe temperatura jo të larta ka qenë ...
Maturantët kanë dalë sërish sot të protestojnë për shkak të ...
Komiteti i Maturës Shtetërore 2020 (KOMSH) ka reaguar pas pr...
Nga e hëna, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të ha...
Moti i qëndrueshëm do të mbetet prezent në vendin tonë edhe ...
Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Nina Guga i...
“Çfarë bëri Turi?” u bë një ndër pyetjet kryesore që revolto...
Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor, Dr. Areti Beruka, t...
Maturantët vijon të protestojnë para Ministrisë së Arsimit, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...