web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtyrja e hapjes së transportit publik/ Paralajmërohet protestë para Ministrisë së Infrastukturës

16 Qershor 2020, 12:45, Sociale CNA

Shoqata e Transportit Publik ka paralajmëruar protestë, paraditen e nesërme, pas vendimit për shtyrjen me një javë të hapjes të transportit.
Mësohet se protesta do të zhvillohet para Ministrisë së Infrastukturës në orën 11:00.

Punonjësit do të kërkojnë pagën si dhe hapjen e transportit publik.

?Vendimi i strukturave shtetërore për shtyrjen me 1 javë të hapjes së transportit publik prek në mënyrë të drejtpërdrejtë të punësuarit në këtë sektor dhe familjet e tyre, për të cilat duhet të akordohet një pagë shtesë. Ju bëjmë me dije që kjo kërkesë është bashkëngjitur kërkesave tona për rifillimin e shërbimit?, thuhet në njoftimin e Shoqatës së Transportit./CNA.al





Lajmet e fundit nga