web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmohen 196 të infektuar në 24 orë/ Ndërrojnë jetë 8 pacientë në shtetin fqinj

13 Qershor 2020, 14:24, Kosova & Bota CNA

Shifrat e të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut vijojnë të jenë shumë të larta.

Ministria e Shëndetësisë së shtetit fqinj informon se nga 1213 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 196 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Që nga dita e djeshme kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me koronavirus, nga të cilët 4 viktima janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja. Gjithashtu mësohet se janë shëruar 11 pacientë.

Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e  Veriut janë diagnostifikuar me koronavirus 3895 persona, prej të cilëve 1705 janë shëruar dhe 179 pacientë kanë ndërruar jetë. Aktualisht në shtetin fqinj ka 2011 raste aktive me koronavirus./ CNA.al





Lajmet e fundit nga