web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbetet i lartë numri i të infektuarve në RMV/ Sërish mbi 100 raste të reja me COVID-19

10 Qershor 2020, 13:11, Kosova & Bota CNA

Vazhdon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 125 raste të reja me koronavirus duke e ccuar nurmin e përgjithshëm të të prekurve me këtë virus në 3.364.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë ndërsa shtatë kanë ndërruar jetë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 1.664, i të vdekurve në 164, ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend arrin në 1.536.

Gjatë ditës së fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 1.019 teste për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer 39.033 teste./CNA.al





Lajmet e fundit nga