“Jo hajde ndërto”/ Rama në Theth: Vetëm me sistem, leje dhe punime cilësore
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të martë në T...
Në dhjetëvjeçarët e kaluar policia në SHBA e ka zgjeruar pushtetin e saj. Ajo zotëron një buxhet të madh, kontrollohet shumë pak, në një kohë që edhe ligjet u garantojnë nëpunësve të policisë një masë të madhe imuniteti.
Propozimi i fundit buxhetor për qytetin Los Angeles shkaktoi një valë zemërimi në mediat sociale. Kryetari i bashkisë, Eric Garcetti donte ta pajiste policinë me më shumë fonde dhe t’i jepte 1,8 miliardë dollarë nga buxheti i përgjithshëm prej 5,4 miliardë dollarësh amerikanë – shuma më e madhe e dhënë krahasuar me të gjithë sektorët e tjerë. Për krahasim: Sektori i banimit dhe investimet për komunitetin marrin më pak se 82 milionë dollarë.
Ende buxheti nuk është miratuar, dhe Garcetti ka premtuar, se do të ofrojë një pjesë të fondeve të parapara për policinë për komunitetet afroamerikane dhe etni të tjera, por shpenzimet për policinë mbeten megjithatë të jashtëzakonshme. E kjo është një praktikë e zakonshme kudo, jo vetem në Los Angeles.
Mirëpajimi me fonde i policisë është pasojë e aktiviteteve të lobit, që në vitet 90-të arriti kulmin, thotë Stuart Schrader, sociolog në Universitetin Johns Hopkins. ?Shoqata Ndërkombëtare e krerëve të policisë jo vetëm që u përpoq të formësojë ligjvënien për luftimin e kriminalitetit, po ajo u përpoq t’u vinte si detyrim politikanëve llogaridhënien tek policia dhe jo e kundërta.”, shkruan Schrader në një studim të publikuar vitin e publikuar për policinë amerikane.
Parë nga ulja e kriminalitetit, sipas Schrader, puna e policisë në shumë rajone mund të reduktohej. Por policia ?mbron resurset e saj, në vend që të çlirojë kapacitetet.” ?Policia nuk është më e gatshme të lëshojë fitimet e saj, dhe vendos interesat e saj vetjake para misionit të saj të vërtetë, luftimin e kriminalitetit.”
Thirrje për heqjen e policisë
Në SHBA ka një lëvizje, që kërkon shkurtimin e mjeteve të policisë e si pasojë heqjen e plotë të saj. Diskutimi ka fituar këto ditë një dinamikë të re. Ralikh Hayes, bashkëthemelues i organizatës “Organizing Black?, një grup aktivist në Baltimore në shtetin lindor Maryland, kërkon që fondet që jepen për rajonet e policisë të përdoren diku tjetër. Për Deutsche Wellen ai thotë, se qytetet duhet “të financojnë procese kreative, të eksperimentojnë me ide të tjera dhe të mendojnë se si të arrihet siguria. Ata duhet të investojnë në gjëra që që njerëzit kanë nevojë. Sepse ne e dimë, që kriminaliteti shkaktohet normalisht, nga ajo që njerëzit nuk zotërojnë resurset, për të cilat kanë nevojë.?
Policia përpiqet të ruajë gjendjen e status-quosë me një strategji tjetër. Ajo lejon qasje për provat dhe të dhënat vetëm brenda për brenda. Mbledhja e të dhënave, për të hulumtuar mbi incidentet mes policisë dhe civilëve është e vështirë, thotë Alyasah Sewell, sociologe në Universitetin Emory në Atlanta, Georgia, për Deutsche Wellen. Sewell shton, se në statistikat e autoriteteve të sigurisë shpesh mungojnë informacione të rëndësishme si gjinia apo ngjyra. Edhe tek raportet e policisë, ne “bazohemi tek ajo që policia na rrëfen, se çfarë ka ndodhur.?
Racizëm që nga koha e skllavërisë
Kur sërish ndodh që një polic i bardhë ka vrarë një person me ngjyrë, ky polic emërtohet nga kolegët, politikanët dhe opinioni shpesh si “bad apple?, molla e prishur, që do të thotë, se ky nëpunës policie do parë si rast i veçuar. Edhe këshilltari kombëtar për sigurinë, Robert O’Brien e përdori këtë në një intervistë me televizionin, CNN kur foli për vdekjen e dhunshme të afroamerikanit George Floyd. ?Nuk besoj, se ka racizëm institucional?, tha O’Brien. “Mendoj, se 99,9% e policëve janë amerikanë të jashtëzakonshëm, por ka natyrisht edhe ?mollë të prishura’.?
Sociologja Alyasah Sewell nuk e sheh të mjaftueshme përqëndrimin tek policë të veçantë. “Një polic i keq është si një farë e keqe?, thotë ajo. “Ai krijon rrjete që e mbështesin. Duhet të presësh gjysmën e mollës që të mbërrish tek fara. E nëse kjo farë është e prishur ajo e infekton edhe pjesën tjetër të mollës.?
Studiuesja e racizmit strukturor thekson se tek autoritetet e policisë sot vazhdon e njëjta histori. “Duhet të kthehesh pas deri tek koha e skllavërisë. Patrullat e dikurshme kundër skllevërve janë paraardhësit e policisë së sotme. Nëpunësit i kategorizojnë njerëzit me ngjyrë ende si kriminelë për shkak të pamjes së tyre. E nëse dikë ti e konsideron kriminel, atëherë i jep të drejtën vetes ta largosh atë nga shoqëria.?
Dhuna policore në SHBA jo vetëm tolerohet, vetë presidenti amerikan në mënyrë jo të drejtpërdrejtë e nxit atë. Në fillim të javës, Trump akuzoi guvernatorët, se reagimi i tyre ndaj protestave të vazhdueshme është i dobët. “Nëse nuk dominon, kjo është kohë e humbur?, sipas Trump. “Atëherë dukesh si një turmë idiotësh. Duhet të dominosh.?/ DW
Departamenti i policisë në Mineapolis së shpejti mund të pës...
Shkon në 7 milionë numri i personave të infektuar me koronav...
Nga koha e Coronës janë shtuar në internet kërkesat e pornog...
Pak më shumë se gjysma e amerikanëve janë në favor të dislok...
Italia ka shënuar 53 viktima dhe 197 raste të reja me Covid-...
Në Kosovë organizatat që trajtojnë çështjet e barazisë gjino...
Shifrat e pacientëve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut vijo...
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut hoqën të dielën ndalim-qark...
Mijëra demonstrues u mblodhën në Uashington, qytete të tjera...
Nëse do të vijë puna tek tërheqja e trupave amerikane, atëhe...
Papa Françesku paralajmëroi sot italianët që të mos e humbin...
Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertof...
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shk...
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si bren...
Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerik...
Nga dita e nesërme Kosova do të aplikojë masat e reja si shk...
Mijëra vetë pritet të mblidhen në Uashington për një protest...
Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijojnë të je...
Joe Biden ia doli. Sipas të dhënave të tij, 77 vjeçari pas s...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...