Peng të interesave kombëtare
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Ish-Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Michael Chertoff, komenton në një intervistë për situatën në Shtetet e Bashkuara. Duke folur për Ia Meurmeshvilin e shërbimit gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Chertoff flet për çfarë duhet bërë që të ulen tensionet, si dhe për shfrytëzimin e situatës aktuale nga fuqi kundërshtare, si Kina dhe Rusia.
Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare Michael Chertoff thotë se shkëndija e tensioneve të tanishme ishte arrestimi dhe prangosja e një personi që dyshohej se kishte kryer një krim jo të dhunshëm.
“I vendosën prangat dhe për ndonjë arsye që nuk ka fare kuptim, donin ta shtrinin në tokë. Njëri prej policëve vendosi gjurin mbi qafën e individit për 8 minuta, duke shkaktuar vdekjen e tij. Dhe sigurisht ndaj tij tashmë janë ngritur akuza për vrasjen e afrikano-amerikanit që kishte prangosur, duke shkaktuar edhe zemërim tek njerëzit. Në fakt, kemi patur një numër incidentesh gjatë vitit të fundit ku duket se në veçanti afrikano-amerikanët kanë qenë viktima ose të urrejtjes, ose të zemërimit, ose të ndonjë emocioni tjetër të padrejtë që ka përfunduar me vdekjen”, tha zoti Chertoff.
Pasi përmend raste të tjera të ditëve të fundit, zoti Chertoff thotë se shumica e komuniteteve të pakicave, dhe të tjerë, janë thellësisht të ofenduar dhe të trazuar nga manifestime të tilla të racizmit, dhe në disa raste, të dhunës nga policia.
“Kjo ndezi realisht demonstratat. Do të thoja se shumica e njerëzve që po marrin pjesë në demonstrata, nuk janë të dhunshëm. Ata po ushtrojnë vërtet të drejtën e tyre për fjalën e lirë dhe po protestojnë. Fatkeqësisht, ekziston një numër i vogël që janë të dhunshëm, që janë provokatorë. Janë ose ekstremistë të djathtë, ose ekstremistë të majtë, dhe dëshirojnë vërtet të nxisnin një konflikt të dhunshëm. Kjo ndodh herëpashere. Ekziston një numër njerëzish që dëshirojnë ta shfrytëzojnë situatën për të plaçkitur. Pra janë këto dy grupime, ekstremistët dhe plaçkitësit, që po krijojnë imazhin e trazirave të dhunshme. Por në fakt, shumica po protestojnë paqësisht”, thotë ai.
Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare nuk është dakord me përdorimin e ushtrisë për protestat, pasi ushtria mund të aktivizohet vetëm për raste tepër të veçanta dhe se është vepruar kështu vetëm një ose dy herë gjatë 50 viteve të fundit.
“Kur ka patur rrethana të tilla në të kaluarën, udhëheqësit e vendit kanë dalë dhe kanë folur siç foli tani ish-Presidenti Bush, se ‘E kuptoj dhimbjen. Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ajo që i ndodhi zotit Floyd. Duhet të përmirësohemi.’ Dhe shpresoj që Kongresi të punojë për projekt-ligje që do të trajtojnë sjelljen e gabuar të policisë. Kjo do t?u jepte demonstruesve ndjesinë se po i dëgjojnë”, thotë zoti Chertoff.
Sidoqoftë zoti Chertoff thotë se përgjegjësia më e madhe do të jetë mbi shpatullat e udhëheqësve të komuniteteve, të cilët duhet tu bëjnë thirrje njerëzve ta ngrenë zërin dhe të votojnë njerëzit e duhur për tu përballur me çështje, si pabarazia, urrejtja, paragjykimi dhe reagimi i tepruar policor.
Gjithashtu, në këtë periudhë delikate për Shtetet e Bashkuara, fuqi të huaja, si Rusia dhe Kina, duket se po përfitojnë nga situata. Vetëm pak ditë më parë për shembull, ministri i jashtëm kinez përsëriti fjalët e George Floyd-it “nuk marr dot frymë”.
“Nuk befasohem kur mësoj se Rusia dhe Kina po përdorin mediat sociale për rritur tensionet. Nëse kthehemi pas në kohë me nja dy vite, është e qartë se rusët u përpoqën të shkaktonin zemëratë mes lëvizjes ‘Black Lives Matter’ dhe policisë, me qëllim shkaktimin e dhunës”, thotë ai.
Ish-Sekretari i Sigurisë Kombëtare thotë se tashmë Kina po përballet me situatën e Hong Kongut dhe se këto zhvillime në Amerikë janë si një dhuratë për të. Autoriteteve kineze, tha ai, u pëlqen së tepërmi të kapen pas ndonjë krize dhe ta përdorin si justifikim për të goditur më tej demokracinë dhe fjalën e lirë. Megjithëse bën thirrje për vigjilencë ndaj aktorëve të huaj në internet që mundohen të hiqen si amerikanë, zoti Chertoff paralajmëron se rreziku më i madh po vjen nga vetë shtetas amerikanë që aderojnë në grupime ekstremiste./ DW
Zgjedhjet parlamentare të Serbisë janë planifikuar të mbahen...
Në Maqedoninë e Veriut ka ndalime masive të lëvizjes për shk...
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si bren...
Jo, kjo nuk është nekrologji e marrëdhënieve gjermano-amerik...
Nga dita e nesërme Kosova do të aplikojë masat e reja si shk...
Mijëra vetë pritet të mblidhen në Uashington për një protest...
Shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut vijojnë të je...
Joe Biden ia doli. Sipas të dhënave të tij, 77 vjeçari pas s...
Deklarimi i pasurisë së deputetit Viktor Medvedçuk i ka befa...
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka votuar për të shf...
Gjermania kalon një hap përpara fqinjëve me paketën e re kon...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha në një intervistë...
Protestat e këtyre ditëve në të gjithë Shtetet e Bashkuara k...
Ekonomia amerikane ka pësuar së fundmi hapa befasues me riha...
Kancelarja Angela Merkel, ditën e mërkurë njoftoi se qeveria...
Diskriminimi i vazhdueshëm kundër afrikano-amerikanëve është...
Ndërsa turmat e mëdha mblidhen mes protestave në Shtetet e B...
Tashmë në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të përdorë ...
Sipas kancelares Angela Merkel (CDU) paketa për stimulin eko...
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të mërkurën tha se do të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...