web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kujt ia trash zërin more individ që i thua vetes kryeministër?”/ Ish deputeti i PD-së i kthehet keq Ramës

11 Qershor 2020, 19:06, Politikë CNA

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ga reaguar shpër në rrjetet sociale, pas daljes së kryeministrit Rama i cili paralajmëroi një rikthim në karantinë nëse vijon të rritet numri i të infektuarve dhe nuk zbatohen masat.

Me tone të ashpra Spahia shkruan se Rama duhet ta lë teatrin dhe të mos fajësojë qytetarët për dështimin spektakolar të tij.

?Ndërsa në QSUT rriten numrat e të infektuarve me Covid në përsonelin shëndetësor, Ramavirusi del pa pikë turpi e fajëson qytetarët për shifrat në rritje të të infektuarve! Shfaqet në performancë lugati, sepse kënaqet kur shkakton panik dhe kërcënon se do e mbyllë sërish vendin nëse shifrat rriten.
Kujt ia trash zërin more individ që i thua vetes kryeministër? Qytetarëve të tu?
Ata e kanë fajin që ka shkuar në 6 numri i shërbimeve spitalore që janë vatra infeksioni Covid? Kush e ka fajin që ka të infektuar tek Urgjenca, tek Kardiologjia, tek Pediatria, tek Mjeksësia interne, tek Gastrohepatologjia, tek Hematologjia, tek qendrat shëndetësore nr 8 dhe 9? Shqiptarët e kanë fajin që ke gjithë atë personel shëndetësor të infektuar në strukturat shëndetësore publike dhe jo vetëm në Tiranë? Shqiptarët e kanë fajin që sic është provuar kanë shkuar të marrin shërbim në QSUT dhe kanë marrë virusin Korona?
Prandaj, lëre teatrin me të cilin po planifikon një tjetër mbyllje e merr masa se në asnjë vend nuk ka bërë vaki që të shndërrohen strukturat shëndetësore në vatra infeksioni edhe 4 muaj nga fillimi i pandemisë! Eshtë dështim spektakolar e paaftësi epike!
Prej ditës së parë janë falsifikuar shifra e është injoruar këshilla e OBSH por edhe eksperienca e vendeve të tjera për sa më shumë testime! Prandaj Shqipëria renditet në fund të vendeve të rajonit në raportet e specializuara mbi situatën e Covid, sepse shifrat e autoriteteve tona janë krejt të pabesueshme. Ato rrëzojnë cdo llogjikë e eksperiencë të vendeve të tjera, sepse janë false dhe synojnë vetëm ndërtimin e fasadës së propagandës për të luajtur si me shëndetin ashtu edhe me ekonominë e një populli të tërë. Merr masa për vatrat në QSUT e qendrat shëndetësore e mjaft i torturove shqiptarët!!! Për ta mjafton kujtesa e respektimit të rregullave e monitorimi në cdo ambient jashtë banesave.?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga