web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bylisi qytet grek”/ Vittorio Sgarbi përplaset me Neritan Cekën: Makinat me xhama të zinj mi dha Rama

11 Qershor 2020, 20:08, Politikë CNA

Gazetari italian Vittorio Sgarbi ka sqaruar deklaratën e pak ditëve më parë për qytetin antik të Bylisit, të cilin e quajti grek.

Sgarbi tha se informacionin për Bylisin e ka marrë nga Wikipedia dhe theksoi se ky nuk ishte një provokim i tij për popullin shqiptar.

?Marrëdhënia ime me Shqipërinë është shumë pozitive dhe nuk ka të bëjë me asnjë polemikë kulturore. Është një polemikë që unë nuk e kuptova. Këtu bëhet fjalë për këtë përmasë arkeologjike, për Ilirinë që sot territorialisht i përket Shqipërisë. Unë shtrova problemin që s’ka të bëj me etnitetin gjeografik por kulturor. Nëse hap Wikipedia dhe shikojmë informacionet. Bylis është qytet grek, në kufi mes Ilirisë dhe Epirisë. Nëse ky definicion për ju është provokim, nuk është i imi, nuk është provokim i imi. Unë jam gati të pranoj emrin që ju i jepni Ilirisë, pastaj nëse ju doni të hiqni dhe grekët, është skandal ndërkombëtar. Nuk e kuptoj pse polemika ka mbërritur deri në Greqi?, u shpreh Sgarbi në emisionin ?Open?, por u ndërpre nga arkeologu Neritan Ceka.

Arkeologu e kritikoi për lëvizjen me makinën me xhama të zinj, ndërsa Sgarbi deklaroi se makinën ia ka dhënë kryeministri Edi Rama, me të cilin ka pohuar se ka miqësi.

Ceka: S?ka pse të jetë i shqetësuar Sgarbi se mbetet mik i Shqipërisë. Do harrohet shpejt ky incident.

Sgarbi: Nuk e kuptoj polemikën. Unë jam zbavitur. Nuk kam bërë polemikë. Nuk shikoj polemikë. Unë do ju dëgjoj me dëshirë deri në fund.

Ceka: Unë ju rekomandoj që herën tjetër që kur të jeni mik i shqipërisë, mos e shëtisni Shqipërinë me makina me xhama të zinj. Mos bëni rrëmuijë. Mundohuni të shoqëroheni me njerëz të kulturës suaj. Nuk dua t?ju bëj leksion, por ju e dini që Greqia s?ka qenë kurrë shtet. Ka qenë Athina, Sparta?

Kurrë grekët nuk kanë bërë luftë. Edhe Iliria nuk ka qenë kurrë e pushtuar nga Greqia. Këtu kemi pasur koloni greke, por në prapavijën e tyre ka qenë kultura ilire. Iliria ka qenë që në epokën e Bronxit, Hekurit. Të kishit pasur dikë më të kulturuar me vete, do ju thonin se aty është Klosi, Dimali. Edhe Klosi dhe Dimali kanë teatro. Këto qytete janë Ilirie. Kemi Albanopolisin në Krujë, vend i Skënderbeut.

Sgarbi: Makinat me xhamat të zinj mi ka dhënë kryeministri Rama, llogarinë kërkoja atij. Nuk do ju vij më në Shqipëri, mos u shqetësoni. Unë kam ardhur vetëm për vajzën time që është shqiptare dhe miqësinë me kryeministrin Rama. Nëse lindin polemika të tilla unë nuk vi më këtu./ CNA.al





Lajmet e fundit nga