web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama iu përgjigjet kritikave për Eurobondin / Rezultati nga tregjet garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030

10 Qershor 2020, 12:17, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka reaguar në lidhje me kritikat e bëra nga opozitë, sa i takon marrjes së Eurobondit 650 milion euro.

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria shënoi sukses dje në daljen në tregjet ndërkombëtare sa i përket eurobondit.

Rama tha se ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030.

“Arsyeja besoj që ia vlen simbolikës edhe të ritakimit në këtë mjedis, sepse megjithëse lajmet e mira në tërësi nuk janë prioritet i kronikës, dhe kur vjen puna për lajmet e mira që lidhen me ekonominë, aq më pak. Por realisht ne kemi marrë dje një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon jashtëzakonisht shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar Shqipëria 2030 për një transformim të mëtejshëm ekonomik dhe social duke adresuar rindërtimin, rimëkëmbjen, sepse Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera, del nga dy goditje si dhe ambicien tonë për një shtysë tonë përpara të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme. Sapo ne të jemi gati në javët në vijim me planin e ri kombëtar do të kemi një event të vecantë të prezantimit sikur e ka bërë me dije ministri i shtetit që është edhe koordinatori”-tha Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga