web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

4 ditë pas skandalit/ Shkarkohet nga detyra drejtori i shkollës ku studionte e mitura e abuzuar nga roja

3 Qershor 2020, 14:31, Sociale CNA

4 ditë pas skandalit të abuzimit seksual të të miturës në Babrru, është shkarkuar nga detyra drejtori i shkollës ku studionte 15-vjeçarja.

Mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtori i shkollës ?Azem Hajdari? Besnik Daci. Në vendin e Dacit është komanduar zëvendësdrejtoresha e kësaj shkolle.

Ndërkohë, kujtojmë se këtë fundjavë publiku u trondit nga rasti i abuzimit seksual të 15-vjeçares nga ish-roja i shkollës.

65-vjeçari Abaz Doku e kishte ngacmuar dhe përndjekur vajzën që nga koha kur punonte si roje i shkollës dhe pasi ishte pushuar nga puna, ai kishte vijuar përndjekjen edhe më gjatë.

Pasi kishte abuzuar seksualisht me të miturën, Doku e kishte filmuar aktin dhe videon ia kishte dhënë një komshiu dhe ia kishte treguar të gjithë shokëve të tij. Kjo video është përdorur si kërcënim që vajza të kryente marrëdhënie edhe me djem të ri./ CNA.al





Lajmet e fundit nga