Vendimet e bordit/ Ulet çmimi i benzinës, nafta vijon rritjen
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit për tregjet europiane, kultivimi i kësaj bime pritet të rritet, teksa burimet për zbatimin e ligjit janë zhvendosur për të mundësuar zbatimin e masave kufizuese ndaj Covid-19. Ky është konkluzioni që arrihet në raportin e fundit të përbashkët të Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA).
Ky konstatim vjen ndërkohë që Shqipëria po përgatitet që të legalizojë prodhimin e kanabisit vetëm për qëllime mjekësore (shënim i Monitor). Rritja e prodhimit duket e nxitur nga mungesa e këtij produkti në tregjet europiane pas pandemisë dhe rritjes së çmimit të kanabisit në shumë shtete, si Francë, Belgjikë, Norvegji, Spanjë etj. Ndërsa dispnueshmëria e kanabisit (oferta) ka rënë në pjesën më të madhe të shteteve të Europës. E njëjta tendencë është konstatuar dhe për heroinën dhe kokainën (shiko dy figurat në fund).
Sipas raportit, disa rrugë trafikimi nga Ballkani Perëndimor drejt pjesës tjetër të rajonit dhe Be-së janë ende në përdorim, bazuar në kapjet e mëdha të barit të kanabisit në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi. Për më tepër, në maj, thotë raporti, më shumë se një ton bar kanabisi u raportua afër kufirit greko-shqiptar.
Në raport thuhet se prodhimi i kanabisit bimor në Ballkanin Perëndimor pritet të rritet për shkak të zhvendosjes së përparësive të zbatimit të ligjit drejt respektimit të kufizimeve të pandemisë.
Raporti, që është i dyti pas atij të nëntorit 2019, (ku u analizuan tregjet e drogave) ka marrë në shqyrtim zhvillimet në tregun europian të narkotikëve pas efektit të Covid-19.
?Efektet ekonomike të krizës ka të ngjarë që t?i bëjnë komunitetet tona më të brishta si ndaj problemit të drogave ashtu dhe ndaj implikimeve në tregun e drogave?, thotë në hyrje të raportit, Alexis Goosdeel, drejtor i EMCDDA.
Sipas raportit, ?Kufizimet globale në udhëtime dhe masat e tjera si rezultat i pandemisë COVID-19 kanë pasur një ndikim të përkohshëm kufizues në tregun europian të drogave duke çuar në mungesë dhe çmime më të larta për disa lloje narkotikësh, por situata është subjekt i ndryshimit të shpejtë?.
Megjithëse prodhimi duket se po vazhdon, 14 ekspertë raportuan një ulje të disponueshmërisë dhe një rritje të çmimeve të kanabisit bimor në nivele të shitjes me pakicë dhe / ose me shumicë të tregut (Shikoni figurat 1 dhe 2). Rritjet në çmimet e shitjes me pakicë të kanabisit bimor në disa shtete anëtare nënkuptojnë se ka pasur mungesa të furnizimit gjatë pandemisë, që ka të ngjarë të lidhen me çështjet e shpërndarjes.
Ulja e disponueshmërisë është ndoshta një efekt i përkohshëm që mund të rezultojë nga kufizimet në tregjet e drogës për shkak të distancimit social, depozitimit të kanabisit, ose mbylljes së kufijve, duke kufizuar trafikimin midis vendeve.
Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE
Raporti i mëparshëm i nëntorit, ?Tregu i drogave 2019?, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA) e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm. Raporti përmend fuqizimin e grupeve kriminale shqipfolëse (ku përfshihen individët shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj) në vendet e Bashkimit Europian, sidomos në trafikimin e heroinës e kokainës në Britaninë e Madhe, duke zhvendosur turqit e të tjerë.
Sipas raportit, ?Shqipëria ka të ngjarë të jetë prodhuesi më i madh i kanabisit bimor të trafikuar në BE. Gjatë vitit 2017 dhe 2018, trafikimi në shkallë të gjerë i kanabisit bimor nga Shqipëria në BE vazhdoi. Konfiskimet italiane të kanabisit bimor u rritën nga afro 42 ton në vitin 2016 në më shumë se 90 ton në 2017, duke reflektuar intensifikimin e aktivitetit të trafikimit në të gjithë Detin Adriatik. Si përgjigje ndaj presionit në rritje të ushtruar nga autoritetet italiane, organizatat kriminale shqipfolëse, shpesh në bashkëpunim me ato të stilit mafioz italian, tani synojnë vendet më tej në veri përgjatë bregdetit italian si pika dorëzimi. Rojet bregdetare greke raportojnë lëvizje të rregullta të anijeve të vogla me shpejtësi të lartë nga Shqipëria dhe Italia në drejtim të deteve Egje dhe Jon, me qëllimin për të kontrabanduar kanabis bimor shqiptar drejt Turqisë. Organizatat kriminale shqipfolëse bashkëpunojnë me të tjera në disa shtete anëtare të BE-së: Austri, Kroaci, Greqi, Hungari, Itali, Rumani, Suedi, Turqi dhe Mbretëria e Bashkuar. Këto shtete kanë raportuar rritje të konfiskimeve të kanabisit bimor, me origjinë shqiptare. Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm?.
Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve, që kanë pasur historikisht një rol kyç. Disa organizata kanë vendosur lidhje direkte me shtetet e Amerikës Latine, duke përdorur një model të ri biznesi nga ?fillimi në fund? për të menaxhuar zinxhirin e furnizimit, me sasi të mëdha kokaine që blihen afër zonave prodhuese me kosto të ulët. Belgjika, Holanda dhe Spanja mbeten pikat kyçe të hyrjes dhe shpërndarjes së kokainës në BE.
Në raport shpjegohen dhe rrugët e trafikimit të produkteve narkotike. Korridori jugor kalon përmes Greqisë, Shqipërisë dhe ose Italisë, duke përdorur si transportin detar ashtu dhe atë tokësor. Një tjetër rrugë është ajri. Për shembull, trafikimi i narkotikëve ndodh mes Shqipërisë dhe Italisë me avionë që nisen nga klubet ajrore të Italisë ose pistat e avionëve, duke fluturuar në lartësi të ulët, nën mbulimin e një udhëtimi për kënaqësi. Ato kalojnë detin Adriatik dhe ulen në fusha të posaçme në Shqipëri./Monitor
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto të radhës të...
Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës situata paraqi...
Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë ...
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në ...
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi faza e re e lehtësimit të masa...
Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi faza e re e lehtësim...
Nga Elona CaslliNjë vajzë 15 vjeçare përdhunohet nga roja i ...
Ditën e sotme do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe v...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pl...
Prej disa kohësh, janë bërë shumë të shpeshta raportimet nga...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Ndahet nga jeta në moshën 18 vjeçare Dorian Tahirllari, futb...
Kjo është e diela e parë në këto tre muaj të pandemisë, që h...
Humb jetën në moshë fare të re lojtari i të rinjve të Skënde...
Ditën e diel parashikohet me vranësira mesatare deri të dend...
Disa ditë më parë një 15-vjeçar u dhunua nga Policia e Shtet...
Aktori Naum Shundi, i ftuar pasditen e sotme në emsionin “Kj...
Policia e Shtetit ka ndryshuar urdhrin për ndalimin e qarkul...
Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e dielë do të jenë të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në datë 4 qershor 2026, në mbledhjen...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...