Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë.
Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale.
Sipas INSTAT, janë rritur me 0.9% vdekjet nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut në 2019-n, në raport me një vit më parë.
Rritja ka ardhur tërësisht nga meshkujt, humbjet e jetëve të së cilëve janë rritur me 3.2%.
Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo sëmundje, me 51.5%, përkundjet 50% të grave. Për 1,000 banorë, grupi i sëmundjeve të ?aparatit të qarkullimit të gjakut? është shkaku kryesor i vdekjeve si tek burrat dhe tek gratë me një nivel vdekshmërie 4.2 për burrat dhe 3.97 për gratë (për shkak të numrit më të lartë të grave në total, teksa 50.8% e popullsisë në total ishin femra në 2019-n).
Në vitin 2019 është konstatuar një rritje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)
46% e vdekjeve të meshkujve nga kjo sëmundje ishin të grupmoshës nga 40-59 vjeç, kundrejt 43% që ishte një vit më parë.
Mjekët pohojnë se vdekjet më të larta tek meshkujt i atribuohen stilit te jetesës më së shumti. Doktor P. Malaj thotë se, meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj pirjes së duhanit, alkoolit, dietës së pa kontrolluar dhe punëve të rënda që rëndojnë sëmundshmërinë dhe sidomos sëmundjet e qarkullimit të gjakut.
Ai tha së sëmundjet e qarkullimit të gjakut gjithnjë e në rritje janë pasojë e një diete të pakontrolluar e shoqëruar me mungesë aktiviteti fizik.
Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë mbi ndikimin e faktorëve të rrezikut të sëmundshmërisë në Shqipëri identifikojnë tre faktorë të rrezikut përgjegjës për pjesën dërrmuese të barrës së sëmundshmërisë, rreziqet e lidhura me dietën ushqimore, hipertensioni arterial, duhanpirja.
Gjatë 20 viteve të fundit ka pasur rritje domethënëse në barrën e sëmundshmërisë, që u atribuohet karakteristikave të mënyrës së jetesës në Shqipëri.
Aktualisht, faktorët e stilit të jetesës përbëjnë mbi 70% të barrës totale të sëmundshmërisë. Në dy dekadat e fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë. Në vec?anti, niveli i vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar. Në vitin 2010, duhanpirja ishte shkaktare e 22% të të gjitha vdekjeve në Shqipëri.
Barra totale e sëmundjes për meshkujt dhe femrat shqiptare është më e larta në rajonin e Europës Juglindore, raporton Ministria e Shëndetësisë në strategjinë kombëtare të shëndetit 2016-2020, ndërkohë që sëmundjet infektive në Shqipëri kapin një përqindje të lartë të barrës së përgjithshme të sëmundjeve, barra e sëmundjeve të patransmetueshme (NCDs) në Shqipëri është rritur me 34% nga viti 1990 deri në vitin 2010.
Ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm si për burrat dhe për gratë. Sëmundjet kardiovaskulare përbënin rreth 55% të të gjitha vdekjeve (51% te meshkujt dhe 61% te femrat) analizoi Ministria e Shëndetësisë.
Berati me zemrën më të dobët, rritet Shkodra
Në të gjithë vendin, në 2019-n kishte 4.1 vdekje për 1000 banorë, për sëmundjen e aparatit të qarkullimit të gjakut, me një rritje të lehtë në raport me 4, që ishte ky tregues një vit më parë.
Sipas qarqeve, qyteti me vdekjet më të larta nga zemra dhe tensioni, në raport me popullsinë është Berati, me 5.3 vdekje për 1000 banorë, me rritje në raport me vitin e mëparshëm (shih grafikun).
Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila ka shënuar një rritje të lartë të humbjeve të jetës nga zemra dhe tensioni në 2019-n (+8%), me 77 jetë të humbura më shumë, duke u ngjitur në 5.3 vdekje për 1000 banorë, nga 4.8% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm.
Më pas renditen Korça e Gjirokastra (5.1 secili) , Vlora (4.9), Dibra (4.4).
Zemrën më të fortë e kanë tiranasit (3.5 vdekje për 1000 banorë), durrsakët (po 3.5) dhe elbasanllinjtë (3.4).
Ka evidenca në rritje se shëndeti dhe mirëqenia nuk janë të lidhura vetëm me performancën e sistemit shëndetësor. Ka faktorë të tjerë socialë të lidhur me të ardhurat, arsimimin, strehimin dhe mjedisin që kanë ndikim të fortë në shëndet dhe mirëqenie që kërkojnë përqasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë sektorët e qeverisë, si dhe aktorëve të tjerë në shoqëri.
Arsimi është një tjetër përcaktor i rëndësishëm shoqëror për shëndetin. Korrelacioni midis arsimit dhe varfërisë është i zhdrejtë: sa më të arsimuar, aq më pak të varfër janë njerëzit dhe anasjelltas. Formimi, arsimimi e shprehitë profesionale, si dhe arsimimi universitar shërbejnë si nxitës për të hyrë në tregun e punës, për të dalë nga varfëria dhe për të rritur përfshirjen sociale, dhe në afatgjatë kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit, veçanërisht duke ulur vdekshmërinë neonatale dhe atë amtare./ Monitor
Vendi ynë vijon të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vr...
Një tërmet ka lëkundur vendin pak minuta më parë.Lëkundjet e...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar protestat...
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (...
Riviera Shqiptare është padiskutim një nga zonat më mahnitës...
Kreu i Dhomës së Fasonerive, Gjergj Gjika në një intervitë p...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka...
Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti ka humbur një n...
Shqipëria në vitin 2019 bëri hapa pas në treguesit e zhvilli...
Në Shqipëri, e cila është një prodhues i barit të kanabisit ...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manas...
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar foto të radhës të...
Në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës situata paraqi...
Shumë vende të BE-së pritet të hapin kufijtë dhe lehtësojnë ...
Vazhdon të rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në ...
Ditën e sotme ka hyrë në fuqi faza e re e lehtësimit të masa...
Duke nisur nga dita e sotme hyn në fuqi faza e re e lehtësim...
Nga Elona CaslliNjë vajzë 15 vjeçare përdhunohet nga roja i ...
Ditën e sotme do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe v...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pl...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...