web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Vetëm kështu frenohet kryetarokracia”/ Nardi Olli liston kërkesat për Reformën Zgjedhore

31 Maj 2020, 17:18, Politikë CNA

Anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli, ka reaguar për Reformën Zgjedhore, e cila është në ditën e fundit të afatit për përfundimin e saj.

Olli rendit disa nga kërkesat e Bindjes Demokratike për Reformën Zgjedhore dhe thotë se vetëm me përmbushjen e tyre mund të frenohet dhe korrigjohet kryetarokracia dhe partitokracia.

?Ndryshimi i sistemit zgjedhor, me lista preferenciale (të hapura), kombëtare, por në rastin më të keq edhe rajonale, depolitizimi i administratës zgjedhore, financimi partive dhe mekanizmi ligjor që kontrollon shpenzimet në fushatë, identifikimi biometrik dhe numërimi elektronik janë vetëm disa nga ndryshimet thelbësore që duhet të përfshijë e shumëpërvuajtura reformë zgjedhore. Vetëm kështu kryetarokracia dhe partitokracia mund të frenohet e më pas të korrigjohet maksimalisht?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas tij, sistemi danez apo ai grek janë të sprovuar që krijojnë normalitet politiko-demokratik si dhe përgjegjshmëri maksimale ndaj votuesit e garë vlerash brenda forcave politike.

?Për specifikat, si individuale ashtu edhe kombëtare, mazhoritari rrit maksimalisht agresivitetin në fushatë. Këtë garë të pastër zgjedhore e plotëson shumë mirë lista preferenciale. Nëse pas kaq vitesh prove, ka zëra që nuk pranojnë të keqen e sistemit aktual me keqardhje mendoj se është ose naivitet ose pozicionim i pastër pro kryetarokracisë dhe jo vetëm. Ky ndryshim thelbësor, kryesisht, favorizon opozitat politike, pasi u jep mundësinë që paralelisht me platformat e duhura elektorale t’ i afrojnë zgjedhësve edhe individë që gëzojnë mbështetjen e vlerësimin e tyre, por edhe llogaridhënie direkte. Ndërkohë, korrektimi kombëtar dhe ulja e pragut rrit automatikisht konkurrencën ndërpartiake dhe minimizion superkryeministrin apo mazhorancat abuzive. Nëse palët në reformë nuk kanë dëshirën për të kryer këto ndryshime, qartazi janë pro status quo-së aktuale dhe ideologjisë së sundimit kurdo që do ketë mundësinë të ketë shumicën parlamentare, në gjykimin tim. Pra interesat e disa individëve brenda grupimeve politike zëvendësojnë totalisht interesat e vendit dhe bashkëqytetarëve të tyre. Tashmë mbetet për të parë se çfarë prevalon…?, nënvizoi anëtari i BD-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga