web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Udhëtim pune në Francë në ditë pushimi”/ Manjani nxjerr zbuluar Ramën

31 Maj 2020, 19:10, Politikë CNA

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar ashpër përmes një përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me udhëtimin e kryeministrit Rama drejt Francës gjatë fundjavës.

Duke renditur të gjitha shkeljet morale dhe ligjore të kreut të qeverisë, pasi vendi është ende në gjendjen e fatkeqësisë natyrore, Manjani shkruan me ironi se kush e la pushimin në Francë të takojë Kryeplakun e Surreli.

?Udhëtim 24 orësh për punë në ditë pushimi?!

Po kush e la pushimin në Francë të takojë Kryeplakun e Surrelit?

Edhe nëse e ka lënë, për çfarë ishte ky takim?! Cfarë fitoi vendi që paguan aq shtrenjtë një udhëtim charter, megjithëse pa fitim të kompanisë?!

Po rregullat e hyrje daljes që na i tregon ne të tjerëve?!

Sipas rregullave aktuale të hyrjes në BE personi duhet të quarantinohet për.14 ditë. Madje edhe sipas rregullit të Tij, çdo hyrje nga jashtë duhet të quarantinohet, po për 14 ditë. Të pakën deri sot në orën 24:00 kështu është.

E mbani mend si i gjëmonte shqiptarët e ardhur nga Italia në mars?! Me dru e gjoba.

Po ata shqiptarët e tjerë që i la pas portës së kufirit tonë me Greqinë për 1 javë rrjesht?!

E mbani mend si thoshte?

“Nuk e hap kufirin”…

Po për vete përse e hapi?!
Jemi ende nën gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Apo e harruat shtyrjen arrogante antikushtetuese që bëri…!

Ngado që ta kapësh TURPI e FAQJA e ZEZË nuk është tek opozita që e denoncoi këtë udhëtim, por tek Ai që e bëri”, shkruan Manjani ne reagimin e plotë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga