web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilli Politik ende pa konsensus/ Bylykbashi tregon dy kushtet e panegociueshme

29 Maj 2020, 13:25, Politikë CNA

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore është ndërprerë sot, ende pa konsensus.

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat theksoi se nuk do të tërhiqen nga kushti për futjen e teknologjisë në zgjedhje, gjë e cila sipas tij pengon mbushjen e kutive me vota të falsifikuara.

?Propozimi i opozitës është futja e teknologjisë në votim. Votim dhe numërim në të gjitha qendrat e votimit në zgjedhjet e ardhshme. Përpjekjet e Gjiknurit për tu shmangur, janë përpjekje për të lënë derën hapur që kutitë e votimit të mbushen nga ata që votojnë për emigrantët që skanë ardhur, për votim familjar, për votim me karta të falsifikuara apo që komisionerët të mbushin vetë fletët e votimit?-tha Bylykbashi.

Gjithashtu ai theksoi se PD nuk tërhiqet edhe nga kërkesa e tyre për një qeveri tranzitore.

?Nuk tërhiqemi as nga kërkesa për qeveri tranzitore.Ne do vazhdojmë të kërkojmë që kjo garanci të jetë e plotë?-tha Bylykbashi.

Duke iu rikthyer çështjes së futjes së teknologjisë në zgjedhje, ai tha se pa rënë në kompromis në lidhje me këtë çështje nuk mund të vijohet me çështjet e tjera.





Lajmet e fundit nga