Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Dje në mbrëmje në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut u shfaq kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha, nga i cili mund të mësonim shumë gjëra, por ne zgjodhëm vetëm pesë prej tyre.
1. Deklarata e Lulit në momentet e tij delirante, se ai është një tjetër kalibër.
Po, në fakt është një tjetër kalibër. Është ai që vjedh votat e demokratëve, kështu ka bërë sa herë ka pasur zgjedhje brenda PD-së. Është ai që shkon dhe bën pazar me Edi Ramën për paratë e pallatit të vjehrrit të tij. Është ai që gënjen publikisht shqiptarët duke, iu thënë se nuk do të bëjë kurrë koalicion me LSI-në dhe merr direkt me vrap në krah.
Është Lulzim Basha që e ka akuzuar Ilir Metën si strehën e fundit të maskarenjve, por dje tha se do ta bëjë sërish president. Është Lulzim Basha që akuzon oligarkët, por përdor partinë për t?iu vënë gjoba atyre. Rasti i Agron Papulit, flet vetë.
Është Lulzim Basha që del e thotë se s?ka asnjë lidhje me Soros, por ka bërë takim me ftesën e tij, por për vite të tëra e mohoi se ishte shkolluar me paratë e Soros.
Është Lulzim Basha që e mohoi qindra e mijëra dollarë të paguara për lobim në SHBA, të cilat vinin nga off shore ruse.
Po është ky Lulzim Basha, që është thuajse njëlloj si Edi Rama. Njëri mashtron dhe vjedh me lekët e shtetit, tjetri përdor opozitën për të njëjtat qëllime. Nuk ka asnjë ndryshim. Thjeshtë dhe vetëm ky është një tjetër kalibër. Është i pakalibrueshëm.
2. Luli dje tha se nesër kur të jetë kryeministër, drejtësia nuk do të falë askënd.
Në fakt Basha pa dashje na tregon se drejtësia e sotme i paska falur të gjithë.Paska falur ministrat e djeshëm të korruptuar, ministrat e djeshëm të LSI-së, ministrat e korruptuar të PS-së, e të gjithë me radhë. Ndërsa kur të vijë Luli nuk do të falet askush.
Në fakt Luli ngatërron edhe diçka tjetër. Kryeministri nuk ka asnjë kompetencë mbi Prokurorin e Përgjithshëm. Nuk ka asnjë kompetencë mbi gjykatat, KLGJ-në dhe KLP-në.
Pavarësisht se sot ato mund të jenë të kapura nga Edi Rama dhe mund të përdoren, ata janë njerëz që pranohen nga ndërkombëtarët dhe quhen personalitete të drejtësisë.
Lulzim Basha dje thjeshtë dhe vetëm ka gënjyer me shpresën se shqiptarët do t?i besojnë gënjeshtrat e tij, se me ardhjen e Lulit në pushtet do të ndëshkohen pushtetarët e sotëm, që nga kryeministri Edi Rama, apo kryebashkiaku Veliaj.
Kjo do të ndodhte vetëm nëse ata bashkë nuk do të kishin pazar dhe nuk do të ndanin pushtet me njër-tjetrin, siç bëjnë sot.
3. Lulzim Basha tha se ishte ambicioz, dhe se kishte vizionin planin dhe aftësinë për ta drejtuar këtë vend!
Në fakt ambicie për t?u bërë kryeministër mund të kenë shumë njerëz dhe kjo nuk është gjë e keqe. Por, vizioni i Lulzim Bashës është një zero me bisht, ndoshta më i zi se ai i Edi Ramës.
Cili është vizioni i Lulzim Bashës? Marrëveshja e kufirit me Greqinë që u rëzua nga Gjykata Kushtetuese?
Gropa e zezë financiare në Rrugën e Kombit gjatë kohës kur ishte ministër i Transportit apo katër viktimat në Bulevard, në 21 Janar, kur ishte ministër i Brendshëm?
Pa folur për faktin se Lulzim Basha nuk bëri asnjë punë kur ishte kryetar i Bashkisë së kryeqytetit.
Kush është vizioni i Lulzim Bashës? Të pasurojë kunatin? Të pasurojë familjarët?
Ky është vizioni, të shpallë listë deputetësh me ata që paguajnë më shumë? Të bëjë kllounata dhe mashtrime publike se ato që ka bërë në këto vite? Të bëjë pazare me Edi Ramën dhe Ilir Metën? Të gënjejë dhe të çmontojë strukturat e demokratëve, t?i marrë ti çojë ata në përplasje dhe kauzat e tyre ti tradhëtojë rrugës?
Pra, ky është vizioni i Lulit. Vizion që në fakt nuk i duhet askujt.
4. Basha tha se nuk është e vërtetë që i ka thënë presidentit, që nëse shtyn datën e zgjedhjeve, do të hyj në zgjedhje.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një dalje televizive në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, kishte deklaruar kohë më parë se shtyrjen e datës së zgjedhjeve lokale të vitit të shkuar nga qershori në tetor e kishte bërë që vendi të kishte stabilitet, që vendi të plotësonte kushtet për në BE, dhe se kishte marrë premtimin e Opozitës, dhe Lulzim Bashës në veçanti, se ai në tetor do të futej në zgjedhje.
Por, dje kreu i Republikës së re, Lulzim Basha, njeriu që pretendon se nesër do të jetë kryeministër i vendit, e përgënjeshtroi presidentin Ilir Meta.
Nga ana tjetër Ilir Meta është ai që kohë më parë në një studio tjetër televizive, deklaroi se Lulzim Basha gënjen edhe për orën.
Pra, kush gënjen lind pyetja.
Tani ky donte ti përgjigjej me batutë presidentit, por mesa duket nuk e besoi kush.
Burimet thonë se Lulzim Basha ka kërkuar me çdo kusht shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe garantonte se opozita do të hynte. Dhe kur e pa se edhe në tetor nuk po e mbështesnin më ndërkombëtarët dhe zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan, deklaroi se nuk do të kishte hyrë as në tetor.
Ndërkohë që ka qëndrime se në tetor janë zgjedhjet Kushtetuese, në tetor opozita i fiton zgjedhjet.
5. Luli dje përsëriti gafat e tij se ?7 x 7 bëjnë 42?. Një herë na tha 700 milionë euro, një herë tha 700 mijë euro, duke bërë lëmsh shifrat.
Luli, kuptohet sa rëndë është nga ana matematike, megjithëse dje tha se shumë shpejt ai do të ishte në studio me ekipin e tij, i cili ia shpjegon Lulzim Bashës shifrat, por ai nuk i kupton.
Ndaj dhe do të duhet t?i qëndrojnë nga pas që tia shpejgojnë ata vetë.
Por, se çfarë shifrash shpjegon ekipi i Lulit kjo mbetet për t?u parë. Sepse ata që i rrinë pranë, zakonisht e ?hanë?. Ai i përdor pastaj i hedh në kosh./ CNA.al
Zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha duket se paradit...
Avokati Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e Gj...
E shkuara nuk mund të blihet nga askush, as nga ata që e kon...
Lulzim Basha dje në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi ...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një dalje televizive n...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaron se SHBA vijon të ...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar tentativat e ...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur ashpër mbr...
Prej kohësh ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin...
“Ramën e mbajnë në pushtet ndërkombëtarët”. Kështu deklaroi ...
Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili,i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Kryetarja e LSI-së ka marrë një telefonatë të papritur nga k...
Gazetari Poli Hoxha ka zbuluar një sondazh që i ka shkuar mb...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule teksa ka folur për Reformën Zg...
Kryetari i Grupimit Dhjetor ’90, Bislim Ahmetaj i ka kërkuar...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma është përplasur ashpër mbr...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma, e ftua mbrëmjen e sotme n...
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka hedhur poshtë çdo zë për një...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi komentoi tryezën e mbrëm...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk i ka premtuar pr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...