web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Deklarata që “fundos” kreun e Republikës së Re/ Basha bën “vetëvrasje” politike

29 Maj 2020, 08:07, Politikë CNA

Lulzim Basha dje në emisionin ?Opinion? të gazetarit Blendi Fevziu në Tv Klan, deklaroi se me fitoren e opozitës, Ilir Meta do të kishte një mandat tjetër për president.

Pra, kreu i Republikës së re konfirmoi atë që CNA.al ka thënë prej kohësh, se Lulzim Basha është në pazar me LSI-në, për të mbajtur Metën në karrigen e Presidentit dhe për t?u bërë vetë Kryeministër.

Një marrëveshje politike, detajet e të cilës tashmë duket se po i bëhen publike.

Më poshtë ne po sjellim disa video, që janë mendimet e Lulzim Bashës për Ilir Metën, presidentin e Republikës, për të cilin ka kërkuar edhe arrestimin e tij.

Kujtojmë këtu debatin e famshëm dhe akuzat e bëra nga dy ish-deputetë të së majtës, Mark Frroku dhe Tom Doshi ndaj presidentit.

Ilir Meta është njeriu i pazareve politike dhe Lulzim Basha kërkon t?i japë atij i pari pazarin.

Por, mesa duket ky akt dhe kjo deklaratë do të jetë ?gjëma? që Luli ka vendosur t?iu bëjë zgjedhjeve të radhës, me dorën e tij.

Deklarimi se Ilir Meta do të jetë president i votuar nga Partia Demokratike dhe lista e saj e deputetëve duket se po shkakton një irritim tek strukturat e PD-së, të cilat e shikojnë Ilir Metën si simbol të korrupsionit. Si njeriun që i rëzoi nga pushteti në 2013-ën, i sabotoi në çadër në 2017, u bë president dhe më pas gjatë gjithë kohës në postin e tij si kryetar i shtetit, gjithmonë ka luajtur për interesat e tij personale dhe për të ruajtur lëkurën e tij si politikan.

Lulzim Basha e pranoi publikisht se tashmë ai është në pazar me Ilir Metën dhe do t?i fitojë zgjedhjet e ardhshme, duke i riofruar atij postin e Presidentit të Republikës.

Pazaret për ministrat dihen, ato do të jenë pak a shumë sa numri që i dha Edi Rama në vitin 2013.

Luli bën gjithçka që të jetë kryeministër i vendit dhe të fitojë zgjedhjet, por mesa duket ka vendosur që me dëshirën për të hedhur një hap para, të bëjë një ?vetëvrasje? politike.

Me Metën President dhe me LSI-në në krah, Lulzim Basha duket se nuk ka për t?u bërë dot kurë kryeministër i Shqipërisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga