web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha gënjeu me premtimin për zgjedhjet?/ Meta: Mezi po pres të firmos...

29 Maj 2020, 11:38, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat është pyetur edhe në lidhje me deklaratën e mbrëmshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha se nuk i kishte premtuar Metës se do hynte në zgjedhje, nëse ndryshon datën.

Meta zgjodhi të anashkalojë pyetjen, duke vënë theksin tek Kodi Zgjedhor.

?Kam qënë i parashikueshëm, këtu dalloj me të gjithë aktorët e tjerë. Të keni të qartë, siç ua kam thënë edhe vjet, se nëse nuk bëhen zgjedhje gjithëpërfshirëse, Shqipëria do ngelet në klasë dhe do marrë në qafë edhe Maqedoninë e veriut, edhe e bëri në fakt.

Por, problemi është Kodi Zgjedhor.

Kemi dëgjuar edhe për konsensus në Këshillin Politik. Mezi po pres të duartrokas këtë konsensus dhe do e firmos menjëherë e do lajmëroj gjithë botën se kjo është një arritje e madhe.

E zëmë se palët nuk ranë dakort. Nëse miratohet në mënyrë të njëanshme, që nuk do të habiteshim se këtu ka gjithëmonë zhvillime të befasishme, sërish si president me hapësirën që Kodi do më lejojë do të shpall ditën e ardhshme të zgjedhjeve në Shqipëri.

Jam e sigurtë që të gjithë mezi presin një parlament më legjitim sesa ky që është ?-tha Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga