web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta nuk tërhiqet/ Tjetër mesazh të fortë Ramës

29 Maj 2020, 11:43, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta duket se nuk do të tërhiqet në betejen e tij, ndërsa sot i ka drejtuar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një deklarate për mediat, Meta tha se do të vijojë të jetë president deri në vitin 2022.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e tij të bërë gjatë dekorimit të heroit Vasil Laçi se ?vendi duhet çliruar nga tirania dhe diktatura?, nëse mendon se vendi është në tirani dhe diktaturë dhe a do ishte ai ilaçi për ta çliruar?, Meta u shpreh se ai është në krye të detyrës dhe uron më të mirën për të gjitha zhvillimet në vend. Mes të tjerash, ai shtoi se gjithçka që varet nga ai, është e pakthyeshme.

?Nuk jam këtu për t?iu përgjigjur komenteve tuaja. Mesazhet e mia kanë qenë të qarta. Unë kam përzgjedhur dy figura, që i konsideroj të jashtëzakonshme në historinë e Shqipërisë për të vlerësuar. Janë dy figura që i takojnë historisë kombëtare, Mujo Ulqinaku dhe Vasil Laçi. Këto aludimet e tjera janë një çështje e juaja. Unë si president jam në krye të detyrës dhe uroj më të mirën pr të gjitha zhvillimet në vend. Ajo që varet nga unë është e pakthyeshme. Ky institucion do të jetë deri më 2022 në mbrojtje të Kushtetutës. Kjo është e padiskutueshme?, tha Meta.





Lajmet e fundit nga