web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët mos njohin më shtetin e Ramës”/ Kryemadhi flet pas lirimit: Themelet e kullave do të jenë varri i tij

17 Maj 2020, 06:30, Politikë CNA

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte mes 26 të shoqëruarve në Polici gjatë shembjes së Teatrit ku i ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të mos njohin më shtetin e Edi Ramës.

Kryemadhi tregohet e ashpër teksa thotë se themelet e kullave tek Teatri do të jenë varri i tij.

?Garancia është reforma në drejtësi që janë harxhuar mbi 100 milionë euro. Dhe sot ka me qindra shqiptarë janë dhe dergjen në procese penale, hetime për shkak të mospagesës së energjisë elektrike. Dhe sot e kësaj dite drejtësia shqiptare akoma nuk ka marrë asnjë informacion përsa i përket falsifikimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak që ka bërë kryetari i Këshillit Bashkiak. Akoma nuk ka thirrur dhe nuk ka verifikuar se kush kanë qenë ata që kanë bërë inspektimin e godinës. Prandaj dua të them që nuk më ngelet gjë tjetër vetëm të lutëm për paqen e shpirtit të Edi Ramës se kam përshtypjen që ato themelet e kullave që mendon që do të ngrihen aty do të jenë varri i tij aty do të gjejë dhe fundin e tij. I bëj thirrje edhe drejtësisë që vazhdon dhe flen gjumë dhe që gënjën. Të fillojë të na hetojë ne, që kundërshtuam policinë, të fillojë të na arrestojë ne që mbrojtëm shqiptarinë sepse mesa duket drejtësia shqiptare vazhdon haj dhe pi në ditëlindjet e deputetëv të Partisë Socialiste?, tha Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga