web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha e bën sërish pushim/ Dërgon Kryemadhin dhe Bardhin te Teatri Kombëtar

16 Maj 2020, 20:22, Politikë CNA

Për të dytën ditë radhazi, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka shkuar te godina e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se pak minuta më parë Kryemadhi i është bashkuar artistëve dhe aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhin.

Gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë të opozitës kanë shkuar të protestojnë kundër shembjes së Teatrit. Kryemadhi deklaroi se do rrinë zgjuar që të mos shkojë policia për prishjen e godinës.

?Edhe dje e kishin plan për të hyrë, nuk erdhën, ne këtu jemi. Informacionet të jenë si të duan, do të jemi këtu për të mos lejuar zbatimin e një vendimi të paligjshëm, do të rrimë zgjuar gjithë natën dhe do të donim të ishte zgjuar edhe drejtësia shqiptare për të parë se çfarë po ndodh?, tha Kryemadhi.

Ndërkohë, kryetari i Republikës së Re Lulzim Basha, duket se ka dërguar Kryemadhin e Bardhin në vend të tij, pasi sonde nuk është dukur pranë artistëve. Dy ditë më parë Basha qëndroi gjatë natës me arstistët, ndërsa dje dhe sot ka shkuar kryetarja e LSI-së./ CNA.al





Lajmet e fundit nga