web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Do ta çojmë deri në fund këtë luftë"/ Budina: Duhet referendum europian

16 Maj 2020, 21:15, Politikë CNA

Një protestë është duke u zhvilluar në këto momente para Teatrit Kombëtar pas thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila deklaroi se ka informacione që mund të shembin godinën.

Regjisori Edmond Budina deklaroi se Teatri nuk do të shembet, ndërsa foli edhe për opozitarët që kanë shkuar në mbështetje të tij.

Budina kërkoi të bëhet referendum europian për të mbrojtur Teatrin dhe paralajmëroi se do ta çojnë deri në fund këtë betejë.

?Partitë mund të jenë mbështetëse e kauzës sonë, por nuk na drejtojnë ata. Nëse dikush na tërheq për hunde, ne nuk do ta lejojmë. Ne kemi luftuar që teatri të jetë monument kulture. Ky monument iu ka takuar brezave më herët dhe do iu takojë edhe brezave më vonë. Duhet bërë referendum europian për të mbrojtur Teatrin. Duhet europian, sepse referendumi shqiptar nuk vlen.

Kjo sepse e kemi parë njerëzia nuk ka para, shitet për miell me para droge. Ne duam që kjo të jetë trashëgimi e brezave që do të vijnë. Ky është monument kulture e duhet mbrojtur, rregulluar dhe t?ua tregojmë brezave të ardhshem. Do ta mbrojmë deri në fund këtë trashëgimi kulturore shqiptare. Do ta çojmë deri në fund këtë luftë. Europa është me ne, Teatri nuk shembet?, tha regjisori./ CNA.al





Lajmet e fundit nga